Pyetja: A keni ndonjë fjalë të përgjithshme që t’ia drejtoni gruas muslimane, e cila preokupimi i saj tani është bërë vrapimi pas tregjeve dhe mangësimi në shumë detyrime që ajo ka në aspektin e ruajtjes së saj?
Përgjigje: Fjala që i drejtojë gruas muslimane është që të ketë frikë Allahun për veten e saj, për burrin e saj dhe për fëmijët e saj. Të qëndrojë në punët e shtëpisë së saj, në edukimin e fëmijëve të saj dhe në të drejtat e burrit të saj, dhe të mësojë çështjet e fesë së saj, dhe të kujdeset për kryerjen e farzeve të Allahut, dhe të shtojë nga nafilet dhe të japë sadaka me sa mundet, dhe të mos dalë nga shtëpia e saj vetëm se me rast nevoje duke u mbuluar tërësisht, dhe ta lërë parfumosjen dhe zbukurimin kur të dalë, dhe të mos hypë në makinë e vetme me shoferin pa mahrem, dhe të mjekohet tek mjeket nga gratë dhe të mos mjekohet tek mjekët prej burrave vetëm se me dy kushte:
E para: Nëse nuk gjenë mjeke femër
E dyta: Ta ketë të nevojshme mjekimin
Të largohet nga përngjasimi me burrat dhe përngjasimi me kufarët (pabesimtaret) në flokët e saj, në veshjen e saj, në prerjen e saj, dhe të shpejtojë në martesë në qoftë se nuk është martuar dhe të mos qëndrojë pa burrë, dhe të heqë dorë nga shumë ambicje të saj nëse gjenë burrë të mirë.
Dhe kështu gruaja muslimane nuk duhet që t’ua hedh vështrimin propagandave me synime të prishura të cilat duan ta ç’veshin femrën nga nderi dhe dlirësia e saj. E thërrasin atë që të dalë nga edukata sheriatike dhe të dalë kundër kujdestarit të saj i cili shikon (kujdeset për të) interesin e saj. Dhe ajo duhet t’i bëjë mirë prindërve të saj dhe t’i ruaj lidhjet e saj farefisnore, ta nderojë fqinjin e saj dhe të ruhet nga dëmtimi ndaj tyre.
Dhe Allahu është dhënësi i suksesit. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.