Çfarë ndalohet të bëjë gruaja si zbukurim ndaj burrit të saj? – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ‘Abdullah bin Baz

0
381

Pyetja: Ky shkrim ka ardhur nga adresa e një dëgjuese ku thotë në këtë pyetje: A lejohet për gruan që të zbukurohet për burrin e saj, si përshembull të përdorë të kuq, të bardhë dhe të zezë në flokët e saj, dhe nëse e përdor këtë a konsiderohet ndryshuese e krijimit të Allahut të Lartësuar?

Përgjigje: Është e pëlqyeshme për gruan që të zbukurohet për burrin e saj. Zbukurimi është brenda fjalës së Tij:

{Dhe jetoni me to me të mirë}1[Surah en-Nisa (4):19]

{Dhe ato kanë aq të drejta sa kanë detyra}2[Surah el-Bekare (2): 228]

Dhe asaj i lejohet të rregullohet dhe zbukurohet për burrin e saj, dhe të vendos parfum, dhe çdo gjë të cilën ai e dëshiron. Kjo është e drejta e saj përveç asaj që Allahu e ka bërë haram.

E ndërsa asaj i lejohet që të përdorë çfarë e ka lejuar Allahu, qoftë rroba apo parfume, e të tjera. E ndërsa çfarë Allahu e ka bërë haram si përshembull: heaqja e vetullave, nuk lejohet edhe nëse e kërkon burri, apo ndryshimi i thinjës duke e lyer me të zezë.

Në qoftë se është e vjetër (në moshë) tek ajo gjenden thinja, dhe nuk i lejohet asaj që t’i ndryshojë duke i lyer me të zezë, për shkak të fjalës së Profetit ﷺ:

“Feja e vërtetë tek Allahu është Islami.”

E ndërsa të qenurit e saj se i lyen thinjat me të kuqe apo me të verdhë, ose me ngjyrë midis të zezës dhe të kuqes, atëherë nuk ka gjë në këtë… Ose të vesh rrobë të bukur, të verdhë apo të kuqe, apo jeshile, apo të bardhë, mirëpo në atë formë që nuk ka përngjasim me burrat, pra veshja që i përngjason veshjeve të burrave nuk lejohet.

Në hadith të saktë ka thënë Profeti ﷺ:

“E ka mallkuar Allahu atë grua e cila vesh rrobat e burrave.”

Ajo nuk duhet të përngjasojë me burrat, as në veshje dhe as në të tjera gjëra.

E ndërsa të qenurit të saj se vishet me ngjyrë të baradhë apo të kuqe, apo të verdhë, kjo nuk ka dëm, mirëpo në mënyrën të cilën vishen gratë dhe jo në mënyrën qe vishen burrat.

BURIMIفتاوى نور على الدرب (118/21)
Artikulli paraprakMartesa me atë femër që studion në shkolla ku ka përzierje… – Shejkh Rabi’ ibn Hadi
Artikulli tjetërGjykimi i veshjes së grave me të shkurtra apo të ngushta para njëra-tjetrës? – Shejkh Mukbil ibn Hadi

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu