Kjo vepër nuk ka bazë, mirëpo lexon hytben e nikahut: Lavdërimet janë për Allahun…dhe i thotë kujdestarit: Thuaj: “Ta jap vajzën time për martesë, apo motrën time përshembull.” Dhe i thotë dhëndrit: Thuaj: “E pranoj. Kaq!”
E ndërsa kapja e dorës së tij me dorën e këtij, kjo nuk ka bazë, kjo është bidat që nuk ka bazë, mirëpo është e ligjësuar që ai i cili i marton të lexojë hytben:
In-nel’hamdulilahi nahmeduhu ue nestei’ijnuhu…deri në fund.
Dhe pastaj i thotë kujdestarit të vajzëz i cili është babai i saj, apo vëllai i saj, apo djali i saj e të tjerë: Thuaj: “O filan ta jap për grua filanen.” Dhe burri thotë: “E pranoj këtë martesë”, pastaj thotë: “Allahu ju begatoftë të dyve”, dhe bën dua për ta.