Gjykimi i gruas që punon pa lejen e burrit… – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

0
301

Pyetja: Midis meje dhe burrit tim ka ndodhur kundërshtim në lidhje me punën time, saqë ai e shikon që unë të mos punoj dhe ta lë shtëpinë, ku unë kam nevojë për të shumë (për punën), në mënyrë që t’i shërbej disa personave në familjen time dhe të afërmëve. Shpresoj nga ju shkëlqesia juaj që të më drejtoni, Allahu jua shpërbleftë?

Përgjigja: Është detyrë për gruan që t’i bindet burrit në këtë çështje dhe ta lërë punën, sepse qëndrimi i saj në shtëpi ka dobi të shumta, për burrin e saj dhe për femijët e saj, dhe dobi të tjera në ruajtien e saj dhe siguri nga rreziqet.

E ka detyrë t’i bindet burrit të saj në këtë dhe të qëndrojë në shtëpinë e saj, përveç nëse ajo i’a ka bërë kusht atij që në kohën e aktit (të nikahut) që ajo do të qëndrojë në punën e saj, si përshembull: në mësimdhënje, apo në mjeksi, e të tjera.

“Muslimanët janë në kushtet e tyre (të cilët i kanë vendosur)!”

Përveç nëse ajo e lejon dhe e ndalon punën vetë, ama nëse nuk e ka vendosur kusht këtë, atëherë nuk ka të drejtë që të punojë vetëm se me lejen e tij.

Dhe Allahu është Zotëruesi i suksesit.

BURIMIفتاوى نور على الدرب (105/21)
Artikulli paraprakGjykimi i lidhjes së duarve ndërmjet çiftit në aktin e martesë… – Shejkh ibn Baz
Artikulli tjetërKëshillë për gratë muslimane… – Shejkh Salih el-Feuzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu