Çfarë është për qëllim me fjalën “selefi”? – Shejkh Salih el-Feuzan

0
288

Pyetja: Përsëritet shpesh nëpërmjet gjuhëve të disa njerëzve se filani është selefi dhe filani tjetër jo selefi, çfarë është për qëllim me medhhebin selefi dhe kush është më i shquar për thirrjen tek ai nga dijetarët e Islamit, dhe a mundet që të emërtohen me (Ehlus-Sunneh uel’xhmeah) njerëzit e sunnetit dhe xhematit, apo grupi i shpëtuar, dhe pastaj a nuk konsiderohet kjo pastrim i vetes (lavdërim)?

Përgjigja: Me medh’hebin selefi është për qëllim ajo në të cilën ishin selefët (paraardhësit) e këtij umeti nga Sahabët, Tabi’ijnët dhe Imamët e konsiderueshëm me besim të saktë dhe me menhexh të shëndoshë, me iman të sinqertë, të kapur për islamin, me besim, me gjykim, me edukatë dhe sjellje të mirë, në kundërshtim ndaj asaj që janë bidatçit, deformuesit dhe mendjeprishurit.

Dhe nga më të shquarit që thirrën në medhhebin e selefëve ishin katër imamët, Shejkh Islam ibn Tejmije dhe nxënësit e tij, Shejkh Muhamed ibn ‘Abdul-Uehab dhe nxënësit e tij, dhe të tjerë prej tyre nga çdo përmirësues dhe përtëritës, saqë nuk kalon një kohë dhe të mos jetë dikush që i qëndron fesë së Allahut me argument.

Dhe nuk ka asgjë të keqe në emërtimin e tyre me “Ehlus-Sunneh uel’xhemeah” si ndarje midis tyre dhe midis personave të medhhebeve deformuese.

Dhe nuk është kjo tezkije (pastrim, lavdrim) për veten, mirëpo është dallim midis njerëzve të hakut dhe njerëzve të së kotës.

Artikulli paraprakSalatul-Gaib… – Shejkh Nasiruddin el-Albani
Artikulli tjetërCili është gjykimi i tavafit rreth varreve përshkak të injorancës? – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu