Thotë Allahu i Lartësuar:
{Vërtetë besimtarët janë ata të cilët kur ju përkujtohet Allahu ju rrënqethen zemrat e tyre, dhe kur ju lexohen atyre ajetet e Tij, ju shtohet atyre imani dhe tek Zoti i tyre mbështeten}1[Surah el-Enfal (6): 2][/mfn]
Thotë Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin (Allahu e mëshiroftë):
Dhe kështu nëse shikon në veten tënde se sa herë që e lexon Kur’anin të shtohet imani, kjo është nga shenjat e suksesit. Ndërsa nëse e lexon Kur’anin dhe nuk ndikohesh prej tij, atëherë duhet t’i bësh terapi vetes.
Nuk them që të shkosh në spital që të marrësh doza hapash (kokrra) apo lëngje, e të tjera, mirëpo ti duhet ta mjekosh zemrën, sepse nëse zemra nuk përfiton nga Kur’ani dhe as nuk këshillohet me të, atëherë ajo është zemër e ngurtë, e sëmurë. Allahut i kërkojmë shëndet.
Ti o vëlla je doktori i vetes, mos shko tek njerëzit, lexoje Kur’anin, dhe nëse shikon që ndikohesh prej tij në iman, në sinqeritet dhe në nënshtrim, atëherë përgëzim për ty dhe ti je besimtarë, dhe nëse jo atëherë duhet që të mjekohesh.
Mjekoje veten para se të vijë vdekja pas të cilës nuk ka më jetë dhe ajo është vdekja e zemrës. Ndërsa pas vdekjes së trupit ka jetë, dhe pastaj ka ringjallje, shpërblim dhe llogari.