Thotë Allahu i Lartësuar:
{Dhe nxitoni për tek falja nga Zoti juaj dhe Xheneti gjërësia e të cilit është sa qiejt dhe toka, i përgatitur për të devotshmit}1[Surah el-Imran (3):133]
Thotë:
“Dhe nxitoni tek falja dhe xheneti.”
E sa i përket nxitimit për në falje: Të nxitojë njeriu tek ajo që ka falje të gjynaheve, siç është istigfari, fjala: “Estagfirullah” (I kërkoj falje Allahut), ose: “Allahume’gfirlij”2(O Allahu im më fal mua), ose: “Allahume in-nij estagfiruke”3(O Allahu im unë të kërkoj falje Ty), dhe të tjera të ngjashme.
Dhe gjithashtu: Nxitimi tek ajo që ka falje, si përshembull: abdesi, pesë namazet, xhumaja në xhuma, ramazani në ramazan.
Nëse njeriu merr abdes dhe e përfundon abdesin pastaj thotë:
“Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij, o Allahu im më bëj mua nga ata që pendohen dhe më bëj mua nga të pastërtit), atij do t’i hapen tetë dyert e Xhenetit dhe hynë prej cilës ai dëshironë.”4Eshhedu en-la ilahe il-lAllah, ue eshhedu en-ne Muhameden abduhu ue Rasuluhu, Allahume xhalnij minet-teuabijne ue xhalni minel-mutetahirin
Dhe gjithashtu nëse ai merr abdes, gjynahet e tij bien nëpërmjet gjymtyrëve (të abdesit) dhe nëpërmjet abdesit të tij bashkë me pikën e fundit të ujit. Këto janë nga shkaqet e faljes.
Dhe nga shkaqet e faljes gjithashtu: Pesë namazet janë shlyerse të gjynaheve midis tyre nëse i largohet gjynaheve të mëdha, dhe xhumaja në xhuma i shlyen gjynahet midis tyre nëse largohet nga të mëdhat, dhe ramazani në ramazan i shlyen gjynahet midis tyre nëse largohet nga gjynahet e mëdha.
Pra le të nxitojë njeriu për tek shkaqet e faljes!