A është shehid (dëshmorë) ai i cili vdes në mbrojtje të vendit të tij? – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

0
344

Kanë thënë njerëzit e dijes: E ka detyrë muslimani që të bëjë xhihad një herë në vit, të luftojë armiqtë e Allahut që të jetë fjala e Allahut më e larta, dhe jo me synimin për të mbrojtur vendin si vatan, sepse mbrojtja e vendit si vatan bëhet edhe nga besimtari edhe nga pabesimtari.

Edhe kufarët e mbrojnë vendin e tyre, mirëpo muslimani mbronë fenë e Allahut, e mbronë vendin e tij jo për shkak se është thjeshtë vatan përshembull, mirëpo për shkak se është vend islam. E mbronë atë për të mbrojtur islamin që gjendet në këtë vend.

Dhe kështu është detyrë për ne në këto situata që jetojmë ne sot, është detyrë për ne që t’i përkujtojmë të gjithë njerëzit se thirrja për çlirimin e vendit dhe të ngjashme me këtë, është thirrje e pa vend, dhe është detyrë që të përgatiten njerëzit me përgatitje fetare, dhe t’u thuhet atyre se ne jemi në mbrojtje të fesë para çdo gjëje, sepse vendi ynë është vend fetar, vend islam që ka nevojë për ruajtje dhe mbrojtje. Duhet patjetër që të jemi në mbrojtje të tij me këtë nijet.

E ndërsa mbrojtja e tij me nijetin e vatanit apo kombit, kjo ndodh edhe nga besimtari edhe nga jobesimtari, dhe nuk i bën dobi personit (atij që e bën këtë) ditën e kijametit, dhe nëse vritet në mbrojtje (të vendit) me këtë nijet ai nuk është shehid, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për një person i cili lufton për mbrojtje (të vendit), ai që lufton që t’i thuhet trim dhe ai që lufton që të shikohet vendi (pozita) e tij që është në rrugë të Allahut, dhe tha:

“Kush lufton që që fjala e Allahut të jetë më e larta”; ai është në rrugë të Allahut.

Kini vëmëndjen në këtë specifikim:

“Kush lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta…”

Dhe jo për shkak se ai është vatan (komb), dhe nëse je duke luftuar për vatanin tënd, atëherë ti dhe pabesimtari jeni njësoj, mirëpo lufto që fjala e Allahut të jetë më e larta, përfaqësues i vendit tënd sepse vendi yt është vend islam. Në këtë rast konsiderohet lufta, luftë në rrugë të Allahut.

Dhe është vërtetuar nga Ai ﷺ se ka thënë:

“Nuk plagoset dikush nga ju në rrugën e Allahut dhe Allahu është më i Ditur për atë që plagoset në rrugën e Tij, vetëm se do të vijë ditën e kijametit me plagë duke rrjedhur, ngjyra e saj është ngjyrë gjaku dhe era e saj është erë misku.”

Pra shiko se si e bëri kusht Profeti ﷺ të qenurit shehid duhet që njeriu të luftojë në rrugën e Allahut, dhe lufta në rrugë të Allahut bëhet duke luftuar që fjala e Allahut të jetë më e larta.

E ka detyrë nxënësi i dijes që t’ua sqarojë njerëzve se lufta për vatan nuk është luftë e saktë, mirëpo duhet të luftojë që fjala e Allahut të jetë më e larta, ose të luftojë për vendin për shkak se ai është vend islam, në mbrojtje të tij kundër armiqve të tij dhe armiqve të islamit. Ky nijet është nijet i saktë.

Dhe Allahu është dhënësi i suksesit.

BURIMIشرح رياض الصالحين (33/2-35)
Artikulli paraprakAllahu na ruajtë nga zemra e vrazhdë! – Shejkh Salih ibn ‘Uthejmin
Artikulli tjetërMartesa me atë femër që studion në shkolla ku ka përzierje… – Shejkh Rabi’ ibn Hadi

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu