Banon me ne por nuk falet, çfarë të bëjmë? – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

0
275

Pyetja: Pyet dhe thotë: Një person banon me ne mirëpo ai nuk falet kur (dihet që) të gjithë vëllezërit falen, si të veprojmë Allahu ju shpërbleftë me të mira?

Përgjigje: Ta këshilloni dhe ta drejtoni në khajr (mirësi), dhe mësojani se namazi është shtyllë e Islamit , është shtylla më e madhe pas dy shehadeteve, pra është shtylla e Islamit, êshtë ndarës midis kufrit (mosbesimit) dhe islamit.

Ju duhet ta mësoni dhe ta këshilloni dhe ta drejtoni në khajr, dhe mos nguroni derisa ta udhëzojë Allahu nga duart tuaja, dhe ju keni shpërblimin si ai nëse Allahu e udhëzon nga duart tuaja. Në qoftë se kundërshton apo këmbëngul ngrijeni çështjen e tij në gjykatë ose tek prijësi në mënyrë që ta shqyrtojë gjykata, ose tek shtabi që urdhëron për mirë dhe ndalon nga e keqja në qoftë se gjendet në atë vend shtab (i tillë) në mënyrë që ta detyrojnë dhe ta edukojnë.

Nëse pendohet, dhe nëse jo atëherë është detyrë vrasja e tij në bazë të asaj që gjykon gjykata, sepse nuk lejohet lehtësimi në këtë, nëse je ne vend islam dhe ka gjykatë sheriatike, mirëpo nëse je në vend kufri atëherë drejtoje dhe këshilloje kaq.

Pra duhet ta këshilloni dhe të përpiqeni (shumë) në këshillë për drejtimin e tij ne khajr, dhe përgëzohuni me mirësi sepse ju keni shpërblimin si ai nëse e udhëzon Allahu nga duart tuaja!

BURIMI[Fetaua nur ala derb 109]
Artikulli paraprakShumica e muslimanëve sot nuk e kuptojnë domethënien e fjalës «la ilāhe il-la Allah»… – el-al’lameh Muhadithul asr Muhammed Nasirud-din el-Albani
Artikulli tjetërAllahu na ruajtë nga zemra e vrazhdë! – Shejkh Salih ibn ‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu