Frikësoju Allahut o ebu Khatixheh dhe mos i pengo të tjerët nga rruga e Tij! – Shejkh Khalid el-Misri

0
281

Me Emrin e Allahut, lavdërimi i takon Allahut, salati dhe selami qoftë mbi të Dërguarit e Allahut, familjen e tij dhe shokët e tij. 

Ata të cilët paralajmërojnë nga përfitimi prej konferencës të cilën do e mbajë shejkhu Sulejman er-Ruhejlī -Allahu e ruajttë- në Britani, në të vërtetë pengojnë të tjerët nga Rruga e Allahut, pasi që kjo konferencë është organizuar për përkrahjen e Teuhidit, Sunnetit dhe menhexhit të selefëve të devotshëm.

Ky akt nuk është çudi që ndodh nga ebu Khatixheh Abdul-Uahid dhe hizbi i tij, pasi ata kanë precedentë të mëhershëm në pengesën e të tjerëve nga dijetarët dhe thirrësit që kanë ardhur në Britani për t’u bërë dobi muslimanëve. 

Kushdo që nuk vinte nga ana e tyre dhe jo sipas endjeve të tyre, i pengonin të tjerët nga përfitimi prej tyre! Ata janë njerëz të një hizbi të vjetër lidhur me këtë çështje. Unë e kam sqaruar diçka prej hizbizmit të tyre në fjalën time: “Prishja e davetit në Britani” që është shpërndarë në Sheval 1440 h.  

Për këtë arsye, u bëj thirrje vëllezërve të mi në Britani që t’i “lajnë duart” prej ebu Khatixhes dhe prej atyre që janë fanatikë pas tij, dhe t’i përkushtohen kapjes pas dijetarëve me një përkushtim të vërtetë, kurse ebu Khatixheh dhe banda e tij nuk janë dijetarë dhe nuk e posedojnë atë që pretendojnë, uAllahul Muste’an!

BURIMIO ebu Khatixheh mos i pengo të tjerët nga rruga e Allahut!
Artikulli paraprakDijetari kur gabon nuk luftohet, nuk luftohet… – Shejkh Rabi’ ibn Hādi el-Medkhali
Artikulli tjetërA është sunnet agjërimi i ‘Ashuras dhe kur agjërohet dita e ‘Ashuras? – Shejkh ‘Abdul- ‘Aziz ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu