Ji i kënaqur me caktimin e Allahut! – Shejkh el-Albani

0
187

Babai im e kishte një shok të pasur dhe ai kishte një grua të mirë, e që ishte i kënaqur me atë që posedonte, si dhe çdo gjë tek ajo ishte e mirë, përveç asaj që ishte sterile.  

Ky njeri, sa here që rrinte me babain tim pikëllohej dhe i drejtohej: “Ah vallë, sikur të më furnizonte Allahu me fëmijë!” Kurse, babai im i përgjigjej:

“O miku im, duhet të jesh i kënaqur me caktimin e Allahut! Ku e di ti,  ndoshta kur vjen ai fëmijë bëhet fatkeqësi për ty! Po ashtu, në qoftë së furnizohesh me fëmijë, ndoshta Allahu i jep pushtet mbi ty!” 

Dhe ai thoshte: “S’ka rëndësi, vetëm të kem një fëmijë!” 

Shkuan disa ditë dhe erdhën disa të tjera, Allahu i dhuroi një djalë. Ky njeri ishte i pasur dhe gruaja po ashtu i përgjigjej për çdo gjë që kërkonte fëmija. U edukua ai fëmi me një edukatë të rrallë, ashtu siç veprojnë bashkëshortët për ta edukuar fëmijën e vet, derisa arriti në shkallën e pjekurisë së burrave.  

Kur arriti në moshën e pjekurisë së burrave, djali u bë prind dhe prindi u bë djalë. Djali filloi ta rrihte babain e tij, si dhe e nënçmonte. Kështu pra, siç thonë tek ne në Siri:

“Aq sa ia mundësoi t’i shihte yjet e qiellit në pikë të ditës!” Atëherë tha: “Ah sikur të mos kisha fëmijë dhe të mos furnizohesha me këtë evlad (djalë)!”  

Kurse, baba im (Allahu e mëshiroftë) i thoshte: “E kupton tani, kur të thoja se duhej të ishe i kënaqur me caktimin e Allahut, sepse ajo është më mirë për ty!” 

BURIMIel-Huda uen-Nur 186
Artikulli paraprakA është sunnet agjërimi i ‘Ashuras dhe kur agjërohet dita e ‘Ashuras? – Shejkh ‘Abdul- ‘Aziz ibn Baz
Artikulli tjetërKëshillë për bashkëshortët! – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu