Biografia e imāmit të ‘Ummetit në kohën e tij Sufjan eth-Theurīt!

Shpërndajeni këtë, Allāhu ju shpërbleftë me të mira: “Kush udhëzon në një të mirë, do të ketë shpërblim sikurse ai që e kryen atë.”- Sahih Muslim vëll.3 nr.4665]

0
394

 

Fëmijëria e tij:

U rrit Sufjan eth-Theurī në Kufeh dhe aty e mori dijen. Ai dëgjoi nga një numër i madh dijetarësh, as sa u bë imam për pasuesit e hadithit në kohën e tij.   Khalifi Abasit Ebu Xhe’afer el-Mensur dhe i biri i tij el-Mehdij i kërkoi atij që të merrte detyrën kryegjykatësit, mirëpo ai nuk pranoi dhe nuk i la të shpresonin, saqë ata u zemëruan me të dhe ai u arratis prej tyre derisa vdiq i fshehur prej el-Mehdij në Basrah në vitin 161 h.

Jeta e tij:

Lindi Sufjan et-Theurij në vitin 97 h në Khilafetin e Sulejman ibnu Abdul-Melik në Khorasan, pasi babai i tij ishte pjesëmarrës në ekspeditat që dërgoheshin atje, ashtu siç përmendet gjyshi i tij Mesruk prezantoi në ngjarjen e devesë në radhët e ushtrisë së Ali ibnu Ebij Talib -radij’Allahu anhu-.

Sa përket prejardhjes së tij:

Emri i tij është: Sufjan ibnu Se’id ibnu Mesruk ibnu Habib ibnu Rāfi’u, ibnu Abdullah ibnu Meuhibeh ibnu Ubejj ibnu Abdullah ibnu Munkidh ibnu Nasr ibnul Harith ibnu Thealebeh, ibnu Amir ibnu Milkam ibnu Theur ibnu Abdu Menah ibnu Udd ibnu Tābikhah ibnu Iljās ibnu Mudar ibnu Nizar ibnu Meadi ibnu Adnan.

Babai i tij Se’id ibnu Mesruk ishte prej shokëve të Amir esh-Sha’bī dhe Khajthemeh ibnu Abdur-Rahman, dhe konsiderohet prej njerëzve më të besueshëm të Kufës. E mori babai i tij për dore në fillim, më pas u zgjerua Sufjani në marrjen e dijes, saqë arriti numri e dijetarëve prej të cilëve mori dije 600 veta.   Nëna e tij gjithashtu ishte e kujdesshme për dërgimin e tij në nxënien e diturisë. Është trasmetuar se ajo i tha atij: “Shko, e kërko dituri.”

U përhap fama e Sufjanit që kur ai ishte i vogël për shkak të zgjuarsisë së tij të madhe dhe mësimit përmendësh të tij, saqë ai jepte mësim kur ishte ende i ri, madje El-Uelid ibnu Muslim ka thënë se ai e ka parë et-Theurin në Mekë kur i kërkonin fetva, dhe qimet e mjekrës ende nuk ishin thinjur.   Sprova e tij:   Khalifi Ebu Xhe’afer e ftoi Sufjanin për të marrë postin e kryegjykatësit dhe i tha: Dua që të japim postin e kryegjykatësit në filan vend, Sufjani nuk e pranoi, Ebu Xha’fer këmbënguli dhe ia përsëriti fjalën por Sufjani nuk e pranoi.

Ebu Xhe’aferi i tha: “Po sikur të vrasim.” Ai tha: “Vepro si të dëshirosh.” I tha: “O djalë kemi rezervuar për ty qilimin prej lëkure dhe shpatën.

E sollën qilimin prej lëkure i cili vendoset poshtë atij që do t’i pritet koka në mënyrë që të mos bëhej vendi me gjakun e tij.Pastaj iu afruan me shpatë. Kur e pa Sufjani se vdekja ishte përpara tij e kuptoi që situata ishte serioze. Ndaj i tha: “O Khalife më prit deri nesër.

Kur u errësua, Sufjani mori plaçkat e tij në mushkën e tij i hypi mushkës dhe ai nuk kishte as grua e as fëmijë. Ai doli nga Kufa duke u arratisur, kur u zbardh Ebu Xhe’aferi po priste që Ebu Abdullah Sufjan et-Theurī të vinte tek ai por ai nuk shkoi tek ai, kur hyri koha e duhasë dhe u afrua koha e drekës, ai pyeti fqinjët përreth dhe u tha: “Kërkoni për Sufjan eth-Theurīn”; ata e kërkuan dhe u kthyen tek ai dhe i thanë: “Ai të ka kundërshtuar dhe është arratisur gjatë natës, kur e dëgjoi këtë Ebu Xhe’afer u nxeh dhe dërgoi lajmëtarë në të gjitha provincat se ai që e sjell Sufjanin gjallë apo vdekur do të ketë shërbim kaq e aq.”

Sufjan et-Theurī u arratis dhe nuk dihej se ku kishte shkuar, ai planifikoi të shkonte në Jemen, por gjatë rrugës ju mbaruan paratë kështu që u punësua tek një pronar i një kopshti në një fshat në rrugën drejt Jemenit, filloi të punonte aty disa dita dhe një ditë prej ditësh pronari i kopshtit e thirri dhe i tha:   “Nga je ti o djalë?” Dhe ai nuk e dinte se ai Sufjani, adhuruesi, asketi, dijetari i muslimanëve dhe imami i tyre. I tha: “Unë jam nga Kufa.” Tha: “Rutabët (lloj hurme) e Kufës janë më të mira apo këto që kemi ne?” Sufjani i tha: “Unë nuk i kam provuar rutabet që keni këtu.” Ai i tha: “Subhan’Allāh, njerëzit të gjithë të pasur e të varfër, madje gomerët edhe qentë sot po hanë rutab për shkak të bollëkut të tyre dhe ti nuk ke ngrënë.’’ Përse nuk ha rutab prej kopshtit ndërkohë që je duke punuar në të? I tha: “Sepse ti nuk më ke dhënë leje për këtë! Dhe unë nuk dua që të fus në futin tim diçka të ndaluar!

U çudit pronari i kopshtit prej frikës që ai kishte ndaj Allāhut dhe mendoi se po shtirej si i tillë dhe i tha: “vAllāhi ti sikur të ishe Sufjani eth-Theurī e ai nuk e dinte se ai ishte vetë Sufjani.”

Sufjani heshti dhe shkoi tek puna e tij. Pronari i kopshtit shkoi tek një shoku i tij dhe i tregoi ai i tregoi për Sufjanin. Dhe ai i tha atij: “Kam një djalë që po punon në kopshtin tim dhe çështja e tij kështu e ashtu dhe shtiret sikur e ka shumë frikë Allāhun. Pasha Allāhun tamam sikur të jetë Sufjan et-Theurī.” I tha: “Ma përshkruaj pak këtë djalë.”  I tha: “Ai kështu e ashtu, pasha Allāhun këto cilësitë e Sufjanit, eja të shkojmë ta kapim që të marrim shpërblimin e caktuar nga Khalifi, kur ata shkuan tek kopshti Sufjani kishte marrë plaçkat e tij dhe ishte larguar për në Jemen.”

Kur ai mbërriti në Jemen filloi të punojë tek disa njerëz nuk ndenji shumë dhe akuzuan për vjedhje.

Ndaj e dërguan atë tek veliu i Jemenit, kur ata hynë me të tek veliu ulën përpara tij duke i bërtitur, kur e pa veliu pa një njeri të nderuar që kishte shenjat e hajrit dhe mirësisë.   I tha: “A ke vjedhur?” I tha: “Jo, pasha Allāhun nuk kam vjedhur.” I tha: “Po këta po thonë që vodhe.” I tha: “Kjo është një akuzë që më akuzojnë, ndaj le ta kërkojnë atë që i ka humbur ku është.

Veliu i urdhëroi të dalin jashtë dhe i tha atyre që ta pyes vetëm për vetëm.

Pastaj i tha atij: “Si e ke emrin?” I tha: “Emri im është Abdullah (rob i Allāhut).” I tha: “Të pyeta për emrin se të gjithë ne jemi robër të Allāhut.” I tha: “Emri im është Sufjan.” I tha: “Sufjan i biri kujt?” I tha: “Sufjan i biri Abdullahut (robit të Allāhut).” I tha: “Dua që të më tregosh emrin tënd dhe emrin e babit tënd?” I tha: “Unë jam Sufjan i biri i Se’dit eth-Theurī.” U drodh veliu dhe i tha: “A ti je Sufjan et-Theurī?!” I tha: “Po.” I tha: “Ti je ai që ia mbathe nga Ebu Xhe’afer.” I tha: “Po.” I tha: “Ti je ai, që ai donte të të jepte post si kryegjykatës dhe nuk pranove.” I tha: “Po.” I tha: “Ti je për të cilën është caktuar një shpërblim.” Tha: “Po.” I tha: “O Ebu Abdullah! Rri sa të dëshirosh dhe i largohu kur të dëshirosh, sikur të ishe fshehur poshtë këmbëve të mia nuk do ngreja ato. Qëndro si të kesh dëshirë në Jemen.

Nuk i pëlqeu Sufjanit që qëndrimi në Jemen u largua dhe shkoi në Mekke, Ebu Xha’fer el-Mensur e dëgjoi që Sufjani kishte shkuar në Meke dhe ishte kjo në vigjilje të Haxhit. Kështu që Ebu Xhe’afer dërgoi disa druvarë dhe u tha: kapeni dhe ngrihen me një dru dhe vareni në derën e Xhamisë së Shenjtë, derisa sa të vij unë që të vras me dorën time. Derisa të më largohet inati prej zemrës sime, erdhën druvarët në Xhaminë e Shenjtë dhe futën brenda dhe filluan të bërtasin: Kush na e gjen Sufjanin? Kush na e gjen Sufjanin?

Këtu Sufjani u ngrit derisa sa shkoi tek Qabja pastaj ngriti duart dhe tha: “O Allāh! Të lutem mos e lejo Ebu Xhe’aferin të futet në Mekkë. E tha tre herë. Dmth: që të mos futet në Mekkë.” Dhe me këto lutje trokitën në dyert e qiejve dhe zbriti engjëlli i vdekjes prej qiellit dhe ia mori shpirtin Ebu Xhe’afer el-Mensur ndërsa ishte në hyrje të Mekës dhe hyri në Meke si kufomë që mbartej në një barrelë ku ju fal xhenazja!!

Vdekja e tij:   Sufjan eth-Theurī vdiq në Sha’ban në vitin 161 h në Basrah, ndërsa ishte i fshehur në shtëpinë e Bishër ibnu Mensur es-Sulemij. Kur doli Xhenazja e tij ishte diçka e papritur për banorët e Basras, prezantuan në xhenazen e tij një numër i madh njerëzish, dhe namazin ia fali Abdur-Rahman ibnu Abdul-Melik ibnu Ebxher sipas testamentit të Sufjanit. Sufjani nuk la pas tij fëmijë, ai kishte një djalë i cili vdiq përpara tij. Dhe çdo gjë ia la motrës së tij dhe djalit të saj, ndërsa vëllai i tij el-Mubarek nuk trashëgoi asgjë prej tij.

Librat e tij:

Eth-Theurī la disa libra, siç janë:   – El-Xhami’ul KebirEl-Xhami’us SagirEl-Feraa’id

Duke i shtuar kësaj edhe letrën e përcjellë nga nxënësit e tij të cilën ja kishte drejtuar Abbād ibnu Abbād el-Ersukī. Disa fjalë të dijetarëve për imāmin e dunjasë në kohën e tij Sufjan et-Theurī (Allāhu e mëshirfot).

Ka thënë Shu’beh, ibnu Ujejneh, Ebu Asim, Jahja ibnu Ma’in dhe jo vetëm: “Sufjan et-Theurī është prijësi i besimtarëve në hadith.”   Ka thënë Ibnu Mehdī: E pa Ebu Is’hak es-Sebi’ī Sufjan et-Theurīn përballë dhe tha:

وَآتَيْنَاهُ الْحُكْمَ صَبِيًّا

{Dhe ne i dhamë atij urtësi që kur ai ishte fëmijë} [Merjem: 12]

Ka thënë Ibnul Mubaarek: “Kam marrë shënime nga 1100 dijetarë, dhe nuk kam marrë shënime më të mira sesa nga Sufjani.

Ka thënë el-Bera’u ibnu Rutejm: E kam dëgjuar Junus ibnu Ubejd të thotë: “Nuk kam parë njeri më të mirë sesa Sufjani.” I thanë: ti ke parë Se’id ibnu Xhubejr, Ibrahimin (en-Nekhaī), Ata’në dhe Muxhahidin dhe thua kështu?! Tha: “Kështu them unë! Nuk kam parë njeri më të mirë sesa Sufjani.

Ka thënë Muhamed ibnu Zunbur: e kam dëgjuar el-Fudejl (ibnu Ijjād) të thotë: “Sufjan (eth-Theurī) -pasha Allāhun- ishte më i ditur sesa Ebu Hanifeh.

Ka thënë Jahja el-Kattān: “Sufjan eth-Theurī në çdo gjë është më lart sesa Māliku.

Ka thënë Abdur-Rezzāk: e kam dëgjuar el-Euzā’in të thotë: “Nëse do të më thoshin: zgjidh për këtë ummet një njeri që t’ju mësojë atyre Librin e Allāhut dhe sunnetin e të Dërguarit të Tij unë do të zgjidhja Sufjan eth-Theurīn.

Ka thënë ibnul Mubārek: “Nuk njoh në sipërfaqen e tokës njeri më të ditur se Sufjani (eth-Theurī).

Transmetohet nga Sufjan ibnu Ujejneh: “Sufjani nuk ka parë njeri më të ditur sesa vetja e tij.”   Ka thënë Ebu Usameh: “Ai që të thotë se ka parë me sytë e tij një më të mirë sesa Sufjani (eth-Theurī) mos i beso atij.

Ka thënë Ibrahim ibnu Muhamed esh-Shāfi’ij: I thashë (Abdullah) ibnul Mubārek: “A ke parë njeri si Sufjan et-Theurī?” Ai tha: “A ka parë ai njeri si vetja e tij?

Ka thënë Ibnu Uehb: “E pashë eth-Theurīn në Mesxhidul-Haram pas namazit të akshamit që po falej, ra në sexhde dhe nuk u ngrit derisa u thirr ezani për namazin e jacisë.

Ka thënë el-Husejn ibnu Aun e kam dëgjuar Jahja ibnu Kattaan të thotë: “Nuk kam parë njeri më të mirë sesa Sufjan (eth-Theurī) nëse nuk do të ishte marrja e tij me hadithin do të falej ndërmjet drekës dhe Ikindisë dhe ndërmjet akshamit dhe jacisë e kur ai dëgjonte për mësimin e hadithit e linte namazin dhe vinte.

 

(سير أعلام النبلاء (ترجمة سفيان الثوري

Artikulli tjetërA lejohet fshirja e fytyrës me duar pas duasë?

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu