Në një hadith të saktë, hadith muteuatir (i saktë dhe i transmetuar nga shumë rrugë), të cilin e ka thënë Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem:
“Brezi më i mirë janë brezi im, pastaj ata që vijnë pas tyre (tabiinët), pastaj ata që vijnë pas tyre (tabi’ tabiinët)”.
Pasimi i tyre, pra brezi i parë, brezi i sahabëve (radijAllahu anhum), të cilët janë më të ndritëshmit dhe më të saktit, pastaj ata që erdhën pas tyre thonë:
“…Zoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim…”1(Hashr 10).
Doemos, kushdo qo dëshiron që të jetë nga pala e shpëtuar, duhet që të anojë kah ajo që këta e kanë vepruar, siç janë sahabët dhe tabiinët, kurse këta janë muslimanët e parë të mirë (selefus-salih), të cilët ne i kemi shembull dhe i pasojmë. Kjo çështje e detyruar, që është pasimi i muslimanaëve të parë të mirë, nuk është nga çështjet e shpikura. Përkundrazi është çështje e obliguar, për të cilën aludon (ajeti) apo thuhet qartë, siç është fjala e Allahut të Lartësuar dhe të Madhërishëm:
“Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi që i është bërë e qartë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në dynja) dhe e fusim në Xhehenem. Përfundim i keq është ai”2(Nisa 115).
Allahu i Lartësuar dhe i Madhërishëm e ka përmendur në ketë ajet paralajmërimin e ashpër për kundërshtimin e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe mos pasimin e tij, pastaj kësaj ia ka bashkëngjit dhe ka thënë:
“…dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve…”
…dhe nuk ka dyshim së këta besimtarë, për të cilët i ka paralajmëruar Allahu i Lartësuar, njerëzit nga muslimanët, që mos ta kundërshtojnë rrugën e besimtarëve, nuk ka dyshim së këta janë ata që janë përmendur në ajetin e më sipërm:
“…prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira…”3(teube 100).
Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Zotin e tyre, për shkak së kjo është masa, e cila e dallon muslimanin i cili anon me gjuhë kah Kur’ani dhe Suneti. Pastaj ndodh që e kundërshton Kur’anin dhe Sunetin kur nuk kthehet te pagabueshmëria e cila e ruan nga kundërshtimi i Kur’anit dhe Sunetit. Kjo është të kapurit për atë që ishin shokët e Pejgamberit tonë, salAllahu alejhi ue selem!