Pyetje: Një person pësoi një aksident me makinë, dhe ra në gjendje kome dhe vazhdoi kështu edhe gjatë muajit të Ramazanit, a e ka detyrim ky njeri kompensimin e agjerimit dhe namazit?
Përgjigje: Nëse gjendja e komës zgjat për një kohë të gjatë, atëherë ai nuk ka asnjë detyrim, nëse bëhet mirë, atëherë ai vijon të agjerojë dhe të falet, sa i përket asaj që i ka kaluar prej kohës së gjatë në koma, atëherë nuk e ka detyrë kompensimin, as të namazit dhe as të agjerimit, sepse ai ka humbur vetëdijen dhe ai që e humbet atë bien ndaj tij obligimet. Por nëse gjendja e komës është e lehtë, mundet që ai t’i kompensojë ato ditë dhe të kompensojë namazin, nëse janë tre ditë, në kufirin e tre ditëve ose dy ditëve ose një dite, në këtë rast i kompenson, por nëse është periudhë e gjatë, atëherë ky nuk e ka detyrim kompensimin, sepse gjatë komës ai nuk është i ngarkuar për të kryer obligimet.