Pyetje: A është nxitja e popullit ndaj udhëheqësve prej menhexhit të selefëve?
Përgjigje: Jo, vetëm se unë dua që ti të bësh dallim në mes udhëheqësve bashkohorë dhe atyre në kohën e emevitëve dhe abbasitëve dhe të lexosh historinë, në mënyrë që të dish se çfarë kanë bërë ata prej shumë punëve të mira, mirëpo ne nuk e lejojmë kryengritjen ndaj udhëheqësve, për shkak të asaj që ndodh prej derdhjes së gjakut të muslimanëve, dhe ajo që ka ndodhur në të shkuarën është mësim për ne, dhe pejgamberi -sal’lAllahu alejhi ue selem- na ka ndaluar nga fitnet.
Unë i këshilloj nxënësit e dijes që të mos merren me udhëheqësit, por të marrin dije të dobishme, ata nuk këshillohen me njerëzit e dijes në lidhje me çështjet e tyre, atëherë pse të merremi me këtë çështje. Ne nuk thërrasim për revolucione dhe as për puçe ushtarake dhe vallahi nuk duam që të ketë revolucion në Irak, sepse do të jetë shkak për derdhjen e gjakut të muslimanëve, as nuk duam që të ketë revolucion në Libi, sepse do të jetë në kurriz të mjeranëve, gjithashtu nuk duam të ketë revolucion në Siri, sepse do të jetë në kurriz të muslimanëve.