A është puna farz? – shejkh Salih ibn el-‘Uthejmin

0
499

Pyetje: A është e saktë thënia: “Puna është ibadet (adhurim)”?

Përgjigje: Sa i përket punës nuk është e drejtë të thuhet së puna është ibadet. Këtu bën përjashtim ajo punë e cila është adhurim për Allahun e Lartësuar; ky pa dyshim është ibadet. Mirëpo, puna për shkak të dynjasë nuk është ibadet, përveç nëse kjo punë të shpie tek një çështje të kërkuar me Sheriat. Si për shembull të punojë njeriu me qëllim që t’i mjaftojë (fitimi) atij dhe familjes së tij nga të kërkuarit prej njerëzve dhe që t’i mjaftojë ajo që ia ka dhënë Allahu i Plotfuqishëm.

Për këtë transmetohet në një hadith nga Pejgamberi صلى الله عليه وسلم se ka thënë:

“Ai që kujdeset për vejushen dhe jetimin është sikur muxhahidi në rrugën e Allahut.”

Transmetuesi i hadithit ka thënë: Mendoj se ka thënë:

“Sikur agjëruesi që nuk e shkëput agjërimin e tij dhe sikur ai që falet e nuk e ndërpret namazin e tij.”

Pra, puna e dynjasë varet prej qëllimit të vepruesit. Nëse e synon të mirën, do të jetë mirë, e nëse e synon të kundërtën e saj, do të jetë ashtu siç ka synuar. Kjo bazuar në fjalën e Pejgamberit صلى الله عليه وسلم:

“Vërtet veprat vlerësohen sipas qëllimit, dhe çdo njeriu i takon ajo që ka patur për qëllim…”

BURIMIhttp://www.sahab.net/home/?p=1823
Artikulli paraprakÇfarë ju le fëmijëve pas?
Artikulli tjetërNgjarja e Profetit ﷺ me murgun Behirah…

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu