Pyetje: Cili është definicioni i Imanit tek Ehlul–Sunneti dhe Xhemati dhe a janë veprat pjesë e Imanit?
Përgjigje: Jam i befasuar pasha Allahun, nga kjo pyetje. Pasha Allahun, shumë jam i befasuar. A mendoni se ne nuk i konsiderojmë veprat si pjesë të Imanit?
Allahu i shëmtoftë gënjeshtarët shpifarakët, betohem në Allahun se ata gënjejnë dhe shpifin ndaj nesh, pasha Allahun këta që gënjejnë ndaj nesh nuk kanë lidhje fare me Sunnetin. Betohem në Allahun që ata nuk kanë të bëjn asgjë me Sunnetin. Ata nuk janë tjetër veçse prej njerëzve të humbjes devijimit dhe epsheve dhe pasha Allahun pikërisht ata e luftojnë menhexhin e Selefëve Allahu ju bekoftë.
Imani është fjal, vepër dhe besim, rritet me bindje dhe zvogëlohet me kryerjen e mëkatit. Këtë e dëshmon Libri e Allahut dhe Sunneti i Pejgamberit të Tij dhe ky është definicioni i Ehlul–Sunnetit dhe Xhematit; një gjemb në syrin e Murxhive dhe Khauarixhëve. Ka shumë dëshmi për këtë nga Kur’ani dhe Sunneti i Pejgamberit .
Kjo është ajo që dëshmohet nga Libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Allahut dhe kjo është ajo që ishin As’habët, Tabinët dhe dijetarët e Islamit deri në ditët tona.
Dhe ne jemi rritur edukuar me këtë ideologji, metodologji, thërrasim në të, e mbrojmë atë dhe luftojmë këdo që e kundërshton atë edhe nëse ai që e lufton atë pretendon çfarë pretendon!
Prandaj imani është fjal, vepër dhe besim, rritet me bindje dhe zvogëlohet me kryerjen e mëkatit. Për këtë ju mjaftojnë juve librat e shumtë që u shkruan si refuzim kundër khauarixhëve, mutezilive dhe murxhive dhe fraksioneve të tyre. Ndër këto shkrime është ajo që ka shkruar Imam el-Bukhari ka shkruar në fillim të librit kapitulli mbi Imanin, ai ka përmend shumë argumente nga Kur’ani dhe Sunneti që vërtetojnë se veprat janë prej imanit, e gjithë kjo si refuzim kundër murrxhive. Ne me këtë jemi edukuar dhe e luftojmë irrxhan sikur që i luftojm devijimet e tjera.
U shfaqën disa njerëz injorant, të devijuar, armiq të Sunnetit dhe thonë për ne se jemi murrxhi! Allahu i vraft ata! Ata sipas mendimit tim janë kriminel më të mëdhenj se sa Khauarixhët dhe Rauafidh (shiat), e pëlqjen ata apo jo, sepse ata janë më gënjeshtarë sesa Rauafidh ndaj Ehlul–Sunnetit, e keqja e tyre kundër Ehlul–Sunnetit është më e madhe dhe gënjeshtrat e tyre dhe trillimet e tyre janë të shumta ndaj Ehlul–Sunnetit. Përveç kësaj, ata kanë veshur në mënyrë të rreme petkun e Sunnetit duke gënjyer e duke mashtruar njerëzit, por se ata nuk kanë të bëjn asgjë me Sunnetin.
Nëse do të kishin diçka prej Sunnetit, nuk do ta luftonin (Sunnetin) duke e njollosur atë, gënjyer dhe duke shpifur. Pasha Allahun, ne i kemi sqaruar gënjeshtrat e tyre. Ata e kanë pikënisjen nga gënjeshtra dhe pastaj rrotullohen në vorbullën e gënjeshtrave e nuk dalin prej saj!