Thotë Profeti ﷺ: Agjërimi më i mirë pas ramazanit është muaji i Allahut Muharrem dhe ajo është ashura, dhe kuptimi është që e agjëron të gjithin nga fillimi i tij deri në fund të tij, nga dita e parë e tij deri në ditën e fundit.
Ky është kuptimi i hadithit, mirëpo veçohet prej tij dita e nëntë, e dhjetë dhe e njëmbëdhjetë për atë i cili nuk e agjëron të gjithin.
Profeti ﷺ ishte që e agjëronte ashuran në kohen e xhahilijetit dhe kurejshët po ashtu ishin që e agjëronin, dhe kur Profeti ﷺ shkoi në medine i gjeti çifutët që e agjëronin atë. I pyeti për këtë dhe thanë: Ajo është dita në të cilën e shpëtoi Allahu Musën dhe popullin e tij dhe e shkatërroi fir’aunin (faraonin) dhe popullin e tij. E ka agjëruar Musa si falenderim ndaj Allahut dhe ne e agjërojmë atë. Tha Profeti ﷺ:
“Ne jemi më meritorë dhe më parësorë ndaj Musës se sa ju”
E agjëroi atë (ditën e ashuras) dhe urdhëroi për agjërimin e saj.
Sunneti është që të agjërohet kjo ditë, dita ashura, dhe është prej sunnetit që të agjërohet një ditë para saj ose një ditë pas saj. Ashtu siç është transmetuar nga ai ﷺ se ka thënë:
“Agjëroni një ditë para saj dhe një ditë pas saj”,
dhe në një shprehje tjetër:
“Agjëroni një ditë para saj ose një ditë pas saj.”
Dhe një hadith tjetër:
“Nëse do të jetoj deri vitin tjetër, do të agjëroja edhe ditën e nëntë”
që dmth: me ditën e dhjetë.
Kjo është më e mira që të agjërohet dita dhjetë, sepse ajo është ditë madhështore që ka ngjarë në të mirësi e madhe për Musën dhe muslimanët, dhe e ka agjëruar atë Profeti ynë ﷺ. Ne e agjërojmë si pasim i Profetit tonë ﷺ në bazë të asaj që i është legjisuar dhe agjërojmë me të një ditë para saj ose një dita pas saj, si kundërshtim ndaj çifutëve.
Më mirë është agjërimi i ditës së nëntë me ditën e dhjetë për shkak të hadithit:
“Nëse do jetoj deri vitin tjetër do të agjëroj ditën e nëntë”.
Nëse agjëron ditën e dhjetë dhe të njëmbëdhjetë, ose i agjëron te treja ditët, e gjitha është e mirë. Nëse agjëron ditën e nëntë, të dhjetë dhe të njëmbëdhjetë, e gjitha është e mirë, dhe në të ka kundërshtim të çifutëve. Dhe nëse e agjëron muajin të gjithin, kjo është më e mirë. Po.