A është sunnet veshja e çallmës – Shejkh ibn ‘Uthejmin

Përktheu: Hoxhë Abdur-Rahman Mema

0
438

 

Pyetje: Pas kësaj të kalojmë tek mesazhi i pyetësit Emin nga Jemeni, i cili thotë: “Po pyes rreth veshjes së çallmës, a është ajo prej sunneteve të forta?”

Përgjigje: Veshja e çallmës nuk është as prej sunneteve të forta dhe as prej atyre jo të forta, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ e vishte atë duke ndjekur zakonin që kishin njerëzit në atë kohë, për këtë arsye nuk ka ardhur asnjë shkronjë e vetme nga sunneti që të urdhërojë për veshjen e saj. Ajo është prej çështjeve zakonore që nëse njerëzit e kanë bërë zakon ta veshin edhe njeriu e vesh që të mos dalë kundër zakoneve të njerëzve dhe me veshjen e tij të veçohet nga të tjerët. Nëse njerëzit nuk e kanë zakon veshjen e saj as ai të mos e vesh.

Kjo është fjala më e saktë në lidhje me çallmën.

Artikulli paraprakXherhi ndaj selefiut i cili nuk këmbëngul në të kotën është menhexh hadadish! – Shejkh Ahmed Bazmul
Artikulli tjetërGjykim i hyrjes në tualet me celular i cili ka të istaluar Kur’an dhe lutje… – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz El esh-shejkh

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu