A i pranohet agjerimi dhe adhurimi atij që nuk falet? –Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

0
218

Pyetje: Ka njerëz që agjerojnë dhe bëjnë disa adhurime, mirëpo nuk falen, a pranohet agjerimi dhe adhurimi i tyre?

Përgjigje: Bismilah uel hamdu liLah. E sakta është se: Lënësi i namazit me qëllim me këtë bën kufër të madh dhe nuk i pranohet agjerimi dhe as pjesa tjetër e adhurimeve, derisa të pendohet tek Allahu -subhanehu ue te’ala- për shkak të Fjalës së Allahut -azze ue xhel’le-:

{Por, nëse ata bëjnë shirk, do t’u fshihet çdo gjë nga ajo që kanë bërë}1[el-En’am: 88]

Dhe ato që kanë ardhur me këtë kuptim prej ajeteve dhe haditheve. Një grup prej njerëzve të dijes kanë pasur mendimin se ai me këtë nuk bënë kufër të madh dhe nuk prishet as agjerimi dhe as adhurimi i tij nëse pohon obligueshmërinë e tij, porse e ka lënë namazin për shkak të neglizhencës dhe përtacisë.

E sakta është mendimi i parë dhe ai është se ai bën kufër të madh me lënien e tij (namazit) nëse e bën me qëllim edhe nëse e pohon obligueshmërinë e tij, për shkak të shumë argumenteve, prej tyre fjala e Profetit ﷺ:

“Në mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.”2E transmetoi Muslimi në sahihun e tij prej hadithit të Xhabir ibnu Abdullah (Allāhu qoftë i kënaqur prej tyre)

Dhe për shkak të fjalës së tij ﷺ:

“Marrëveshja në mes nesh dhe atyre është namazi, kush e lë atë ka bërë kufër.”3E ka transmetuar imam Ahmedi dhe katër librat sunnen me zinxhir të saktë, prej hadithit të Burejdeh ibnul Husejb el-Eslemij (Allahu qoftë i kënaqur prejt tij).

 

BURIMIمجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز ٢٦٧/١٠
Artikulli paraprakÇfarë gjykimi ka përcjellja e mukozës për agjeruesin? – Myftiu Imam ibnu ‘Uthejmin
Artikulli tjetërUdhëzimi i selefëve në kalimin e ditëve të Ramazanit…– el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu