Pyetja: “A lejohet falja e namazit të Xhumasë përpara zenitit?”
Përgjigja: Lejohet të falet namazi i Xhumasë përpara zenitit të diellit. Porse më e mira është që të falet pas zenitit që të dalësh nga mospajtimet e dijetarëve. Sepse shumica e dijetarëve thonë që duhet patjetër që namazi i Xhumasë të jetë pas zenitit, kjo është fjala e shumicës.
Disa njerëz të dijes kanë pasur mendimin për lejimin e tij përpara zenitit në orën e gjashtë, ka hadithe dhe ethere të sakta që tregojnë për këtë. Nëse falet pak përpara zenitit namazi i tij është i saktë, porse duhet që të mos e bëj këtë vetëm se pas zenitit, duke punuar me të gjitha hadithet dhe duke iu larguar mospajtimeve të dijetarëve dhe si lehtësim për njerëzit në mënyrë që të prezantojnë të gjithë dhe të jetë namazi në një kohë të vetme, kjo është më parësore dhe dalje nga mospajtimi.
Shënim: Orën e gjashtë; që është afërsisht 1 orë përpara zenitit, ndërsa imami del në përfundim të orës së gjashtë