Pejgamberi –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– ka thënë:
“Kush e agjëron ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit, është sikur të ketë agjeruar tërë kohën.”
Kjo tregon vlerën e agjërimit të gjashtë ditëve të muajit sheval, gjashtë ditë të shevalit, kuptohet së kjo vlenë për atë që e agjëron muajin e ramazanit, kështu që i bashkon dy mirësi, agjërimin e muajit të ramazanit dhe agjërimin e gjashtë ditëve të muajit të shevalit.
Më këtë llogaritet sikur të këtë agjeruar tërë kohën, që do të thotë tërë vitin, ngase kuptimi i shprehjës ‘ed-dehru’ është për qellim viti, per arsye së veprat e mira shpërblehen dhjetë herë me shumë, ramazani llogaritet sa dhjetë muaj, kurse gjashtë ditët e shevalit sa dy muaj, e gjithë kjo i bjen dymbëdhjetë muaj, që do të thotë një vit.
Pra, ai që e agjëron ramazanin, pastaj e pason këtë muaj me agjerimin e gjashtë ditëve të muajit të shevalit, do ta ketë shperblimin e atij që agjëron tërë vitin, kjo është nga mirësit e Allahut të Lartësuar!
Kjo nga fakti së Pejgamberi –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– ka thënë:
“Gjashtë ditë nga muaji i shevalit”,
njëkohësisht kuptohet së lejohet agjërimi i këtyre ditëve panderprer, apo duke i ndërprer gjatë këtij muaji, po ashtu ky hadith aludon së lejohet agjërimi i këtyre ditëve në fillim, mes apo në fund të muajit, sipas fjalës së Pejgamberit –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem–:
“Gjashtë ditë nga muaji i shevalit”.
Po ashtu ky hadith aludon se ai që nuk e ka agjeruar ramazanin, nuk është legjitim për të agjerimi i këtyre ditëve të shevalit, ngase Pejgamberi –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem– ka thënë:
“Kush e agjeron ramazanin dhe e pason atë me agjerimin e gjashtë ditëve të shevalit”,
ai që nuk ka agjëruar gjatë ramazanit me ndonjë arsye prej arsyeve nuk i lejohet agjerimi i gjashtë ditëve të shevalit.
Përkundrazi i agjeron ditët e mbetura nga ramazani, nëse e ka ndërpre agjërimin me ndonje arsye sheriatike. Nuk i lejohet t’i agjëroj ditët e shevalit, përderisa t’i agjeroj ditët e mbetura nga ramazani, pastaj i agjeron gjashtë ditët e shevalit, në qoftë së akoma është muaji i shevalit, bazuar në fjalën e Pejgamberit –sal’lAllahu alejhi ue sel’lem–:
“…e pason atë më agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit”.
E ka ndërlidhur agjerimin e gjashtë ditëve të shevalit me agjërimin e ramazanit, që do të thotë duhet të agjërohet ramazani njëher. Nëse ka mbetur i gjithë ramazani pa agjeruar apo një pjesë e tij, së pari fillon me kryerjen e agjërimit farz, ngase farzi është me i vlefshëm së sa agjërimi nafile (vullnetar).
Sa i përket agjërimit të gjashtë ditëve të shevalit, shumica e dijetarëve janë dakord në lidhje më agjërimin e tyre, gjithë e pohojnë një gjë të tillë, që pelqehet agjerimi i gjashtë ditëve.
Më përjashtim imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) nuk e pelqen agjërimin e gjashtë ditëve të shevalit, me pretekst së njerëzit do të mendojnë së këto ditë janë pjesë e muajit të ramazanit.
Mirëpo, argumenti është para logjikës, kurse në kët rast argument është suneti i të Dërguarit salAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili është para çdo mendimi, gjë që edhe imam Maliku në këtë rast nuk pasohet (Allahu e mëshiroftë).
Imam Ibn Abdul-Berr-rri (Allahu e mëshiroftë) e justifikon imam Malikun duke thënë:
“Nuk i ka arritur ky hadith imam Malikut”.