Transmetohet nga Ebu Hurejrete (Allahu qoftë i Kënaqur prej tij) se ka thënë: ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Çdo punë e mirë e bijve të Ademit shumëfishohet 10 herë si puna e saj deri në 700 herë, ka thënë Allahu –azze ue xhel’le–: përveç agjerimit, ai është për Mua, Unë e jap shpërblimin për të, ai lë epshin e tij dhe ushqimin e tij për shkakun Tim, për agjeruesin ka dy gëzime: gëzimi gjatë iftarit dhe gëzimi kur të takohet me Zotin e tij, era e keqe që vjen nga goja e tij është me e mirë tek Allahu sesa era e miskut.”1[Transmetoi Muslim (1151), Ahmed (9714), Ibnu Maxheh (1638) ]
Ka thënë imam ibnu Rexheb (v 795 h) (Allahu e mëshirofttë):
Në trasmetimin e parë përjashtohet agjerimi nga punët që shumëfishohen, të gjitha punët shumëfishohen nga 10 fish deri në 700 fish përveç agjerimit, me të vërtetë shumëfishimi i tij nuk është i përfshirë në numër, përkundrazi Allahu –azze ue xhel’le– e shumëfishon atë shumëfish pa e kufizuar në numër, me të vërtetë agjerimi është prej durimit, Allahu i Lartësuar ka thënë:
{Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë}2[ez-Zumer: 10]
Në lidhje me këtë, ka ardhur nga Profeti ﷺ se ai e ka emërtuar Muajin e Ramazanit:
“Muajin e durimit.”
Dhe në një hadith tjetër nga ai ﷺ:
“Agjerimi është gjysma e durimit.”3[Transmeton et-Tirmidhī]
Durimi ndahet në tre lloje:
Durimi në bindjen ndaj Allahut.
Durimi ndaj ndalesave të Allahut.
Durimi ndaj Caktimeve të Allahut, që janë të mundimshme.
Të gjitha këto lloje bashkohen tek agjerimi, në të ka durim në bindjen ndaj Allahut, durim ndaj asaj që ka ndaluar Allahu për agjeruesin, prej epsheve dhe durimi ndaj asaj që agjeruesi përjeton gjatë tij, prej mundimit të urisë, etjes, lodhjes mendore dhe fizike.