Pyetje: Shejkhu ynë i dashur, është përhapur më shumë se njëherë fjala e Shejkhut tonë, prindit Rabi ibnu Hadi al-Medkhali’ (Allahu e ruajt) se ai i lexoi argumentet e Muhammed ibnu Hadit (Allahu e ruajttë) shkronjë për shkronjë dhe Muhamed ibnu Hadi nuk ka argument, ku janë argumentet e Muhamed ibnu Hadi për lajthitjet e tyre le t’i nxjerrë? Pastaj doli vëllai ynë i nderuar Ebu Usameh el-Kurī dhe dëshmoi se ai, ti dhe shejkh Rabi’ (Allahu e ruajt) ishit në një dhomë dhe shejkh Rabī’ nuk lexoi vetëm se dy fletë në lidhje me ‘Arafatin dhe nuk e ka lexuar pjesën e mbetur të argumenteve, pastaj dolën ata sa’afikat dhe e përgënjeshtruan vëllanë e nderuar Ebu Usameh dhe e akuzuan me gënjeshtër dhe provokim për atë që shkroi prej dëshmisë së tij. A është e vërtetë se argumentet që keni ju nuk janë të njëjtat fletë që lexoi shejkh Rabī’ -Allahu e ruajtë- ashtu siç thotë Ebu Usameh, Allahu jua shpërbleftë me të mira?
Përgjigje:
Lavdërimi i takon Allahut, salati dhe selami qofshin mbi të Dërguarin e Allahut dhe më pas:
Ajo që kanë përhapur disa nga ata sa’afikat prej cicërimave dhe pretenduan se ato janë argumentet, kjo nuk është e vërtetë, porse këto cicërima, të cilat i kanë përhapur dhe pretenduan se ato janë argumentet që unë i solla shejkhut, këto ja dhashë shaykhut kur unë i thashë atij:
O shejkhu ynë, ti nuk e di çfarë bëjnë ata dhe çfarë shkruajnë në llogaritë e tyre, në whatsappet e tyre, në Facebook-et e tyre dhe Twitter-at e tyre.
Tha: “Unë e di, më vijnë, mi paraqesin.” Unë i dhashë disa cicërima, vetëm si përgjigje ndaj kësaj, i tregova një fletë dhe i thashë: “A e ke parë këtë?” Më tha: “Jo.” Më pas i tregova një tjetër dhe i thashë: “A e ke parë këtë?” Më tha: “Jo.” Më pas i tregova një tjetër dhe i thashë: “A e ke parë këtë?” Më tha: “Jo.” I thashë: “Përse?” Më tha mua (Allāhu e ruajttë): Të pyes unë ty: “Përse?” I thashë: “Jo, unë të pyes ty: Përse?” Më tha: “Ti më thuaj: Përse?” I thashë: “Kjo është pyetje për mua?” Më tha: “Po.” I thashë: Ta them unë, sepse siç ta thashë: ua’Allāhi o shejkh ti nuk e di se çfarë bëjnë ata dhe çfarë thonë dhe kjo është argument për sinqeritetin tim, se ti nuk e di çfarë kanë ata të llogaritë e tyre dhe nuk të sjellin vetëm se atë që ata dëshirojnë të të sjellin, kjo është ajo që unë i kam dhënë.
Sa i takon argumenteve, unë i dhashë vetëm dy fletë.
Fleta e parë: ajo e nxënësve të Bahrejnit.
Tha: “Ata janë gënjeshtarë!” I thashë: Ata janë nxënësit e tu dhe nxënësit e mi dhe bijtë tanë më të mirë në Bahrjen dhe ti i njeh ata o shejkh, ndoshta për shkak të kohës së gjatë i ke harruar ata, kështu që t’i sjell ata këtu. Tha: “Edhe nëse i sjell ata këtu, ku e di unë që ata janë të sinqertë”, kjo është e para. Të dytën ja dhashë atij dhe e flaku dhe nuk e lexoi dhe tha: “Më lër me gjithë ‘Arafatin.” I thashë atij: “Arafati është koka e sherrit, Ai është koka e belasë, si ta lë?” Dhe nuk e lexoi atë.
E dyta ishte: Dëshmia e vëllait Muzemil dhe nuk nxora prej argumenteve përveç atyre dy fletëve, unë kisha një punë, i mora dy fletët dhe i thashë: Mi jep.
Më tha: “Mi jep nga librat e tyre.” I thashë: “Ku janë librat e tyre o shaykh?” Tha: “Shkrimet e tyre?” I thashë: “Ku janë shkrimet e tyre o shaykh? Nuk kanë vetëm, audiot dhe llogaritë e tyre?” Tha: “Këto nuk janë argumente.” I thashë atij: “Këto janë dëshmitë e dëshmitarëve kundër tyre. Sherri si vërtetohet? Shumë prej dispozitave sheriatike bazohen tek dëshmitarët.” Kur e pashë këtë prej tij, i thashë: “Mi jep fletët e mia dhe unë do t’i paraqes -in sha’a Allāhu te’ala- nëse jua paraqes të mënçurve, do t’i shohin ato që do t’u paraqes unë.” Tha: “Kush janë ata të mençurit, duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka me mua?” I thashë: “Ata janë prej bijve të Ademit, ekzistojnë dhe Allāhut i takon falënderimi.”
I bashkangjita dy fletët me fletët tjera dhe i lashë atij vetëm cicërimat dhe cicërimat nuk janë ato argumentet e mia, por janë argument për një mesele tjetër dhe pasha Allahun, që me Urdhërin e Tij (جل وعلا) del dhe futet fryma ime tani, kjo është ajo që ndodhi dhe unë nuk kam frikë nga njeri.
E them këtë, se vetë shejkh Rabi’ na ka mësuar që të jemi të sinqertë dhe ne wa lilahi al-hamd e kemi mësuar atë që në vegjëli, na ka mësuar trimërinë në sinqeritet dhe në thënien e të vërtetës.
Përderisa e përmendët këtë pyetje në lidhje direkte dhe unë pasha Allahun nuk desha të flas në lidhje me këtë temë, por nuk kam zgjidhje tjetër vetëm se të flasë për të, saqë mos të thuhet që unë i rrëshqita pyetjes apo ju shmanga pyetjes, apo unë, apo unë…, kjo ishte ajo që ndodhi dhe kjo ishte në prezencën e vëllait tim Ebu Usameh el-Kurij, ai ishte me mua në këtë ndejë, pasha Allahun, la ilahe il-la Huwa wa la rabbe siwahu, që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Tij (سبحانه وتعالى) që është i Ngritur mbi Arshin e Tij, ashtu siç i takon Madhështisë së Tij mbi shtatë qiejt, i Veçuar nga krijesat e Tij, se kjo është ajo që ndodhi.
Shejkhu ynë është i arsyetuar, unë e arsyetojë, sepse ai nuk i ka parë dhe tani wa lilahi al-hamd i pa e gjithë bota disa nga argumentet që kisha unë, ndërsa ato që dolën të reja, pasha Allahun unë nuk i kisha ato më përpara, dhe Allahu e tregoi sinqeritetin tonë me ato që dolën të reja prej fjalëve të tyre, se ata me të vërtetë janë sa’afikah, kështu që u shfaqën argumentet tona apo disa nga argumentet tona të para, ato që janë shfaqur në disa shkrime nuk janë vetëm disa prej tyre dhe nuk janë të gjitha dhe dëshmitë e njerëzve kundër tyre dhe shkrimet e njerëzve janë të njohura, porse këto që dolën të reja, saqë mos të thonë: se Muhamed ibnu Hadi erdhi me argumente që nuk i kishte më përpara, jo pasha Allahun, me të vërtetë ato që dolën të reja prej audiove të tyre, vetëm se na shtuan fuqinë mbi fuqinë dhe u shfaq sinqeriteti ynë edhe më shumë dhe ne jemi të sinqertë wa li-lahi al-hamd, Ai e shfaqi sinqeritetin tonë në lidhje me ta.
Ndryshe si mundet të merret me thirrje një njeri që mendon se peshorja është prej Cilësive të Allahut?!!!
Dhe më e madhe se kjo, që të ketë mendimin se Allahu është ai që sheh në vendin tënd, kur vjen tek hadithi:
“Gjëja më e dashur me të cilën Robi Im afrohet tek Unë është ajo që i kam bërë detyrim dhe robi Im vazhdon të afrohet tek Unë me nafile derisa ta dua atë, kur e dua atë, atëherë Unë do të jem dëgjimi i tij me të cilin ai dëgjon, shikimi i tij me të cilin ai shikon, dora e tij me të cilën godet dhe këmba e tij me të cilën ecën e nëse më kërkon diçka Unë sigurisht do t’ja japë atij dhe nëse do të kërkojë ndihmë nga Unë, sigurisht që do ta ndihmojë.”
Tha: dmth: -kur erdhi tek fjala e tij: “shikimi i tij me të cilin ai shikon”- tha: dmth: me të vërtetë Allahu është Ai që sheh në vendin tënd!!!
Cila lajthitje është më e madhe sesa kjo?! Porse ne, wa’Allahi ne nuk i bëjmë të lajthitur, madje ata janë të arsyetuar sepse ata janë injorantë edhe nëse kanë marrë diploma, dija nuk është me diploma dhe vetë shaykhu ynë, shejkh Rabi’ dhe të gjithë dijetarët e dinë se dija nuk është me diploma, porse dijen e folësit e tregon realiteti, dija është me argumente dhe jo me madhështinë e thënësit, kështu që doli injoranca e tyre.
Ndërsa tjetri thotë:
﴾Ne me të vërtetë e kemi zbritur Atë në Natën e Kadrit﴿
Ky është argument për Zbritjen e Rrahmanit –tebarake wa te’ala–!!!
E kështu me rradhë prej paditurive që dolën, këto padituri nuk janë argumentet tona dhe wa’Allahi këto argumente nuk i kam pasur në fillim dhe të jem i sinqertë me ju, nëse do të dëshiroja të thosha: që i kam pasur, do të më besonin ata që mendojnë mirë për mua, porse ku do ikësh prej Allahut (جل وعلا), ku do të shkosh dhe të arratisesh prej Tij (سبحانه وتعالى), jo wa’Allahi ato dolën të reja këto ditë.
Disa menduan se unë ndjek gabimet e tyre, unë ua’Allahi as nuk i di webfaqet e tyre dhe sytë e mi nuk i kanë parë këto mjete dhe nuk kam qëndruar një sekondë prej sekondave, por i dëgjova kur u përhapën dhe përfunduan tek unë, pavarësisht kësaj nuk i mora derisa i vërtetova dhe i dëgjova vetë dhe i ktheva tek origjina dhe e mora atë që ishte përpara saj dhe atë që ishte pas saj.
Këto gjëra shfaqën injorancën e tyre dhe shfaqën sinqeritetin tonë, madje e shtuan shfaqjen e sinqeritetit tonë në lidhje me ta, lusim Allahun për ruajtje dhe shpëtim.
Shejkhu ynë i thoshte çdokujt që vinte: Silli? A kanë ata gabime në ‘akideh, në lidhje me Cilësitë, në lidhje me sahabët?
Këto dolën tani, tani dolën dhe në fillim disa dëshmi të dëshmitarëve për devijimet e tyre dhe disa gabime të tyre që i kam unë në llogaritë e tyre, porse këto u shtohen atyre, derisa ta marrin vesh njerëzit që ne jemi të sinqertë me lejen Allahut –tebarake wa te’ala– dhe nuk kemi frikë vetëm se prej Allahut –xhel-le wa ala– dhe Allahu (سبحانه وتعالى) është Ai që i shpërblen njerëzit, është Ai (سبحانه وتعالى) që do t’i mbledhë Ditën e Kiametit dhe do ta dallojë të sinqertin nga gënjeshtari, lusim Allahun që t’i udhëzojë të lajthiturit e muslimanëve, ashtu siç e lus Atë që t’ja bëjë të qartë atij që nuk i është bërë e qartë gjendja e tyre, si dhe e lus (سبحانه وتعالى) që t’u japë sukses në kthimin tek e vërteta dhe t’i furnizojë me thjeshtësi dhe t’i ndihmojë ndaj veteve të tyre dhe të largojë prej tyre cytjet e shejtanit, me të vërtetë Ai është Bujar i Madh, ashtu siç e lus Allahun që të na japë sukses të gjithëve neve për sjellje serioze, të na ruajë të gjithëve neve, mua, ata dhe juve prej errësirave të fitneve.
Dhe thonë: “Muhamed ibnu Hadi i bënë ata bidatçi, jo ua’Allahi kam thënë: Ata i bashkangjiten ithtarëve të epsheve, po, në veprat e tyre, këto vepra që bëjnë me ahlul-Sunnetin dhe Selefitë në çdo vend.”
Dhe sa prej fjalëve të njerëzve të dijes ka në lidhje me këtë, në përngjasimin e atij që lajthit me disa njerëz të lajthitjes, Pejgamberi ﷺ ka thënë:
‘’Kush i ka këto tre cilësi është munafik.’’
A ishin ata munafikë me nifak në besim? Jo, me nifak në vepra dhe nifaku në vepra nuk e nxjerr atë nga besimi. Nëse ata ndjekin disa rrugë të njerëzve të lajthitjes, kjo nuk do të thotë se ata u bënë njerëz të lajthitjes (humbjes) dhe këtë e kam sqaruar njëherë dhe lus Allāhun të na japë sukses.
Disa sa’afika (Abdullah edh-Dhafirij) dje thoshin: ‘’Muhamed ibnu Hadi është gënjeshtar dhe fitnexhi!!!’’
Ai pasha Allahun është gënjeshtar, pastaj gënjeshtar, pastaj gënjeshtar derisa të vdesë vetëm nëse pendohet nga e gjithë kjo. Muhamed ibnu Hadi nuk ka frikë prej askujt vetëm se prej Allahut (جل وعلا). Gënjeshtari je ti dhe gënjeshtrën ke filluar ta përçapësh në gjuhën tënde si çamçakëzi, o ti që nuk ke turp prej Allahut (سبحانه وتعالى).
Pasha Allahun kam qenë tek shejkh Rabi’, unë edhe doktor Abdul-Mexhid Xhum’ah, vëllai im i njohur. Na e tha neve atë, ditën kur vëllai im Abdul-Mexhid Xhum’ah i paraqiti atij atë që i paraqiti prej gjendjes së njerëzve (të revistës së) “Islahut” dhe i paraqiti atij disa thënie dhe audio të tyre, kopjoi ato dhe tha: “Do t’ja japim filanit që të t’i japë ato.”
Dhe shejkhu i tha atij fjalë për fjalë – dhe Allahu është Dëshmitar për atë që po them dhe Allahu mjafton si Dëshmitar- tha:
- ”Refuzojini” kjo është e para.
- ”Paralajmëroni ndaj tyre,” e dyta kjo.
- ”Dhe hapni edhe ju një revistë dhe mos u ulni me ta derisa të pendohen.”
Ky paralajmërim nuk është në mënyrë absolute, nëse pendohen, el-hamdulilah.
E si thuhet sot që Muhamed ibnu Hadi bën përçarje në mesin e Selefive, unë nuk kam shtuar përveç asaj që tha shaykhu, nëse ata janë penduar tek Allahu el-hamdulilah, a na gëzon neve që njeriu i të kotës të mbetet në të kotën e tij?
Ata vijojnë deri tani në paturpësitë e tyre dhe këto janë shkrimet e tyre që i shohim çdo ditë, na vijnë neve, ajo që dua të them është: Kjo është ajo që unë thashë, kjo është ajo që ndodhi, kjo është ajo që ngjau dhe dëshmojnë për këtë edhe dy dëshmitarë të tjerë, përveç meje dhe Abdul-Mexhid Xhum’ah dhe ata janë: Shejkhu i nderuar, vëllai Abdul-Aziz ebu Felexheh, po ashtu Abdul-Basit el-Xhezairij Ebu Mu’auijeh, ishim katër, ata janë katër dëshmitarë, nëse do të dëshmonin edhe për zinanë që e kanë e parë atë, do të jepej ndëshkimi për zinanë, atëherë si? Dhe shaykhu nuk ka nevojë që dëshmojë dikush kundër tij, porse e përmenda këtë për të vërtetuar fjalën tonë, jo për të dëshmuar kundër shaykhut tonë, që ta dijë atë, se mund të vijë një i padrejtë dhe e thotë atë.
Ne jemi në një kohë që janë shtuar gënjeshtarët dhe rrenësit dhe ua’Allahi nuk e shpëton njeriun tek Allahu vetëm se sinqeriteti.
E lus Allahun (سبحانه وتعالى) me Emrat e Tij të Bukura dhe me Cilësitë e Tij të Larta, që të na furnizojë neve dhe juve kuptim të thellë në fenë e Tij, sinqeritet në të, në pasimin e të Dërguarit të Tij ﷺ, në ndjekjen e shembullit të njerëzve të devotshëm, ta na ruajë nga errësirërat e fitneve, t’u japë sukses mashejkhëve tanë në atë që Ai e do dhe është i Kënaqur dhe ta bëjë për neve dhe juve përfundimin me “el-bir ua et-takua” dhe Ai është Bujar i Madh.
Ua sal-lAllahu ua sel-leme ua barik ‘ala ‘abdihi ua resulihi nebijjina Muhamed ua ‘ala Elihi ua sahbihi axhma’in.