Ka thënë Shejkhul Islam ibn Tejmijjeh –رحمه الله–:
Po ashtu (banorët) e Shamit në fillim të Islamit ishin të lumtur në dunja dhe në fe, më pas ndodhën fitne dhe doli pushteti nga duart e tyre dhe i sunduan ata munafikinët (hipokritët), ateistët dhe të krishterët, për shkak të gjynaheve të tyre dhe e sunduan Bejtul Makdisin dhe varrin e Halilit (Ibrahimit –عليه السلام–) e hapën ndërtesën që ishte mbi të dhe e kthyen në kishë.
Pas kësaj u përmirësua feja e tyre dhe Allahu i forcoi dhe i ndihmoi ata kundër armiqve të tyre, kur ata iu bindën Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ndoqën atë që u zbriti prej Zotit të tyre.
Bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit është boshti i lumturisë dhe rreth saj (bindjes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij) sillet.
{Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit, ata do të jenë në shoqërinë e atyre cilët Allahu i ka bekuar prej të profetëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe të devotshmëve dhe sa shokë të mirë janë ata.}1[Surah En-Nisa (4):69]
Ka thënë Profeti ﷺ në khutben e tij:
“Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, atëherë ai është udhëzuar dhe kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin, atëherë nuk i ka bërë dëm vetëm se vetes së tij dhe nuk e dëmton aspak Allahun.”
Mekka vetë nuk e largon belanë nga banorët e saj dhe as nuk u sjell furnizim vetëm se duke iu bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
Ashtu siç ka thënë Khalili –عليه السلام–:
{Zoti ynë, unë disa pasardhës të mi i kam vendosur për të banuar në një luginë që është e pakultivueshme pranë Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin, Zoti ynë mbushi zemrat e disa njerëzve me dashuri ndaj tyre dhe furnizoji ata me fruta me qëllim që ata të të falenderojnë}2[Surah Ibrahim (14): 37]…
Profeti ﷺ bëri vëllazëri në mes Selman el-Farisit dhe Ebu Derdas, kur Ebu Derda ishte në Damask dhe Selman el-Farisij në Irak, ebud Derda i shkroi Selmanit:
“Eja në tokën e shenjtë.” Selmani i shkroi: “Toka nuk e bën askënd të shenjtë, porse ajo që e shënjtëron njeriun është puna e tij.”