Një pyetës thotë: Çfarë është Selefizmi (es-selefijjeh)? A është ai grupacion (parti)? Cili është gjykimi në përkatësinë tek ai?
Selefijeh është baza dhe medh’hebi i të parëve tanë të mirë prej muhaxhirëve dhe ensarëve si dhe ata që i ndoqën besnikërisht ata (në besim). Kjo pra (Selefizmi) është baza dhe kush e kundërshton atë dhe del prej tij, atëherë ai është i humbur (i devijuar).
Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
Do të ndahet ky ‘Umet në 73 grupe, të gjitha do të jenë në Zjarr (Xhehnnem) përveç njërit (që do të jetë i shpëtuar). I thanë: “Cili është ky gryp?” Ai tha: “Ata të cilët janë në atë (rrugë) që jam unë sot dhe shokët e mi.”
Ky pra është Selefizmi.
Rruga (menhexhi) që ishte i Dërguari i Allahut ﷺ shokët e tij dhe imamët që kanë ardhur pas tyre.
Ky është Selefizmi, kjo është baza.
Selefizmi nuk është sikurse thonë se selefizmi është grupacion prej grupacioneve. Jo! Selefimizmi është baza, ndërsa grupacionet janë të shkëputura prej tij.