Arshi tek njerëzit e dijes dhe në gjuhën arabe është fron i madh, fron i mbretit.
Qëllim me Arshin e Rahmanit është froni i stërmadh dhe ai është krijesa më e madhe, ka këmbë dhe bartës prej engjëjve që e bartin atë, ndërsa Allahu është mbi Arsh –larg nga të metat dhe i Lartësuar është Ai–, ashtu siç ka thënë Ai –azze ue xhel’le–:
﴾I Gjithëmëshirshmi (Allah) Isteva (u ngrit lartë dhe qëndroi mbi) Arsh (Fronin e Tij Madhështor, vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).﴿1[Ta-Ha (20):5]
Dhe Ai –subhanehu– ka thënë:
﴾Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën në Gjashtë Ditë dhe pastaj Ai Isteva (u ngrit lart e qëndroi mbi) Arsh (Fronin e Tij Madhështor vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).﴿2[Al-Ar’af (7):54]
Ai është një fron madhështor dhe krijesë madhështore, nuk e di shkallën e madhështisë së tij dhe gjerësisë së tij vetëm se Ai larg nga të metat dhe i Lartësuar është Ai, i Cili e krijoi atë.
Ai është kupolë mbi botën, ai është tavani i gjithë botës, ai po ashtu është edhe tavani i Xhennetit, nuk ka gjë sipër tij përveç Allahut –larg nga të metat është Ai– ky është Arshi, froni madhështor, të cilin e njohin e arabët.
Ashtu siç ka thënë Allahu –subhanehu– në historinë e Belkis’ës:
﴾Ajo ka një fron madhështor﴿3[En Neml (27):23]
Karrigeve të mbretërve u thuhet frone, porse Arshi i Allahut të Lartësuar nuk i përngjan asgjëje prej froneve të krijesave, porse ai njihet sa i përket anës gjuhësore, që do të thotë: fron madhështor, që nuk e di gjerësinë dhe madhështinë e tij, esencën dhe përbërjen e tij vetëm se Ai –larg të metave dhe i Lartësuar është Ai– që e ka krijuar.
Vetëm nëse vërtetohet diçka prej të Dërguarit të Allahut ﷺ në lidhje me të, nëse vërtetohet prej të Dërguarit të Allahut ﷺ në lidhje me përbërjen e tij atëherë kjo merret për bazë, ajo që thotë Pejgamberi ﷺ është e vërtetë, sepse ai nuk flet sipas qejfit të tij, dhe unë nuk di diçka të saktë, të bazuar që të sqarojë përbërjen e këtij Arshi, porse ajo që dimë është se ai është një fron i stërmadh dhe krijesë madhështore dhe ka bartës që e bartin atë prej engjëjve, ashtu siç ka thënë –azze ue xhel’le–:
﴾Atë ditë tetë engjëj do ta bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd﴿4[El-Hakka (69):17]
Ditën e Kiametit.
Ajo që është e njohur se në dynja atë e bartin katër engjëj, ashtu siç ka thënë Umejjetu bnu Ebis Salt në poezinë e tij të njohur, të cilën e recitoi dhe Pejgamberi ﷺ ja konfirmoi:
Një burrë dhe një dem poshtë këmbës së tij të djathtë…shqiponja dhe luani poshtë këmbës tjetër
Dmth: janë katër engjëj në pamjen e asaj që u përmend. Njëri prej tyre ka pamjen e një njeriu, i dyti ka pamjen e një demi, i treti ka pamjen e shqiponjës, i katërti ka pamjen e luanit.
Këto krijesa quhen engjëj, Allahu i krijoi për të bartur këtë Arsh, ka ardhur në hadithin el–Abbaas bnu Abdul Mutalib –radij’Allahu anhu– se Ditën e Kiametit atë e bartin 8 engjëj në formën e dhive të malit, ata janë krijesa të stërmadha me gjatësi të madhe, porse në zinxhirin e tij ka disa fjalë, Kur’ani ka cituar se kjo do të jetë Ditën e Kiametit, ashtu siç ka thënë subhanehu:
﴾Atë ditë tetë engjëj do ta bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd﴿5[El-Hakka (69):17]
Atë ditë është për qëllim Dita e Kiametit, dhe kjo tregon se përpara Ditës së Kiametit janë katër engjëj, dhe Ditën e Kiametit do të jenë tetë engjëj.
Allahul Muste’an dhe Ai i Lartësuari e di më mirë.