Çfarë gjykimi ka përcjellja e mukozës për agjeruesin? – Myftiu Imam ibnu ‘Uthejmin

0
109

Pyetje: Çfarë gjykimi ka përcjellja e mukozës1(gëlbaza) për agjeruesin?

U përgjigj: Mukoza, nëse nuk arrin në gojë, atëherë ajo njëzëri nuk prish agjerimin sipas medh‘heb (hanbelij), nëse arrin në gojë dhe më pas e përcjell poshtë, për këtë ka dy mendime të njerëzve të dijes: Ka prej tyre që kanë thënë: ajo e prish agjerimin, duke e bashkangjitur me ngrënien dhe pirjen.

Dhe ka prej tyre që kanë thënë: se nuk e prish agjerimin, duke bashkangjitur me pështymën, me të vërtet agjerimin nuk prishet me pështymë, edhe nëse e mbledh pështymën dhe e përcjell agjerimi i tij nuk prishet. Nëse dijetarët kanë mospërputhje mendimesh, kthimi është tek Kur‘ani dhe Sunneti, nëse dyshojmë në këtë çështje, a e prish adhurimin apo nuk e prish atë?

Origjina është se ai nuk prishet, bazuar mbi këtë, përcjellja e këlbazës nuk e prish agjerimin.

Me rëndësi është që njeriu ta lërë mukozën dhe të mos mundohet ta tërheqë atë nga poshtë fytit e në gojë, mirëpo nëse del në gojë le ta nxjerrë atë, qoftë agjerueshëm apo jo agjerueshëm, ama që ajo ta prishë agjerimin ka nevojë për argument, që të jetë argument për njeriun përpara Allahut -azze ue xhel’le- për prishjen e agjerimit.

BURIMIفتاوى أركان الإسلام ص. ٤٨٣
Artikulli paraprakGjykimi i agjerimit të sëmurit me diabet dhe me ulçër në stomak? – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Abdullah bin Baz
Artikulli tjetërA i pranohet agjerimi dhe adhurimi atij që nuk falet? –Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu