Çfarë ju le fëmijëve pas?

Përktheu: Besim Gjelaj

0
230

Hyri Mukatil ibn Sulejman (Allahu e mëshiroftë) te khalifja el-Mensuri (Allahu e mëshiroftë) pasi ia dhanë besën për khalife dhe el-Mensuri i tha:

O Mukatil, më këshillo!” Mukatili i tha:  “A të këshilloj me atë që e kam parë apo me atë që e kam dëgjuar?” El-Mensuri i tha: “Me atë që e ke pa!”

Mukatili i tha:  “O prijësi i besimtarëve, ‘Umer ibn ‘Abdul-‘Azizi kishte njëmbëdhjete fëmijë, u kishte lenë tetëmbëdhjetë dinarë; me pesë dinarë ia kishin blerë qefinin, me katër dinarë ia kishin blerë varrin, kurse pjesën tjetër të mbetur ua kishin shpërndarë fëmijëve të tij. Hisham ibn ‘Abdul-Maliku kishte njëmbëdhjetë fëmijë, çdo njeri prej tyre kishte trashëguar nga një milion dinarë! Pasha Allahun, o prijësi i besimtarëve, e kam pa një ditë, njeri nga fëmijët e ‘Umer ibn ‘Abdul-‘Azizit i dhuroj njëqind kuaj në luftë për hir të Allahut, kurse njeri nga fëmijët e Hishamit kërkonte lëmoshë në tregje!” Një njeri e pyeti ‘Umer ibn ‘Abdul-‘Azizin kur ishte në agoni të vdekjes:  “Çfarë ju le fëmijëve o ‘Umer?” Ai tha: “Ua kam lenë devotshmërinë ndaj Allahut, në qoftë së janë të mirë, Allahu i merr përsipër të mirët, e në qoftë së janë ndryshe atëherë nuk ju lë diçka që i ndihmon ata që t’i bëjnë mëkat Allahut të Lartësuar!”

BURIMI(Menakibu ‘Umer ibn ‘Abdul-‘Aziz f.33)
Artikulli paraprakSprovat i ngrejnë gradët ose e shtojnë shpërblimin… – Shejkh ibn Baz
Artikulli tjetërA është puna farz? – shejkh Salih ibn el-‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu