Çfarë nëse dominon mendimi se i vdekuri nuk falej? – Shejkh Saalih el-‘Uthejmin

0
560

Pyetje: Nëse dominon mendimi se i vdekuri nuk falej, a duhet të ndalet muslimani nga namazi ndaj tij?

Përgjigje: Nuk duhet të ndalet nga namazi ndaj tij, nëse e dominon mendimi se ai nuk falej dhe nuk është i bindur se ai nuk falej, por nëse dominimi i mendimit është i bazuar në fakte të forta, atëherë nëse ai do të bëj dua për të, e kufizon dhe thotë: O Allah, nëse ka qenë besimtar, fale dhe mëshiroje, e deri në fund të duasë.

Duaja me kusht ka ardhur në Kur’an dhe Sunnet, Allāhu -subhanehu ue te’ala- thotë në ajetin e mallkimit, në dëshminë e burrit për akuzën e zinasë ndaj gruas së tij:

(6)  …le të dëshmojë njëri prej tyre katër herë në Allāhun se ai është prej atyre që flasin të vërtetën. (7) Dhe e pesta (herë e dëshmisë) të jetë thirrja për Mallkimin e Allāhut mbi të nëse ai është prej gënjeshtarëve. (8) Por do të shmanget ndëshkimi (i gurëzimit deri në vdekje) ndaj saj, nëse ajo dëshmon katër herë për Allāhun se ai (bashkëshorti i saj) është gënjeshtar dhe po gënjen. (9) Dhe e pesta (herë e dëshmisë) duhet të jetë që Zemërimi i Allāhut qoftë mbi të (mbi gruan), nëse ai (bashkëshorti i saj) është që flet të vërtetën. 1[Surah an-Nur (24)]

Dhe kjo është dua me kusht.

Dhe në hadithin e atyre të treve: lebrozit, qerosit dhe të verbrit, kur Allāhu -azze ue xhel’le- i sprovoi ata, në atë ngjarje është cekur se një melek u erdhi të dyve: lebrozit dhe qerosit në pamjen që kishin qënë dhe i tha lebrozit: Unë jam i varfër dhe udhëtar, kërkoj që të më japësh diçka për të kaluar rrugën dhe secili prej atyre të dyve tha: të drejtat e njerëzve janë shumë dhe unë e kam trashëguar këtë pasuri brez pas brezi, meleku i tha: “Nëse gënjen, Allāhu të lëntë ashtu siç ishe!”

Pra e kufizoi këtë dua me kusht   Dhe në duanë e “istikharës” njeriu thotë: “O Allāh, nëse kjo është e hajrit për mua në fenë dhe dunjanë time!

Kështu që nëse sjellin një të vdekur për të cilin dominon mendimi se ai nuk falej, pa qenë të bindur se ai nuk falej, atëherë njeriu në duanë e tij thotë: “O Allāh, nëse ka qenë besimtar fale dhe mëshiroje.”

Ibnul Kajjimi (Allāhu e mëshirofttë) ka cekur nga shejkhu i tij, shejkhul Islam ibnu Tejmijeh (Allāhu e mëshirofttë) se ai pa në ëndërr Pejgamberin –sal’Allāhu alejhi ue sel’lem- e pyeti për gjëra të cilat i kishte paqarta, prej tyre: se atij i sjellin xhenaze për t’i falur namazit e xhenazes dhe dyshon nëse ishte bidaçi që të mos ia falë namazin apo ishte i kapur pas Sunnetit, Pejgamberi –sal’Allāhu alejhi ue sel’lem- i tha në ëndërr: “Duhet t’i bësh dua me kusht o Ahmed.”

Dhe kushti është që të thotë: “O Allāh, nëse ishte i kapur pas Sunnetit, fale dhe mëshiroje”… etj.   Ama nëse e di se ai nuk falej, atëherë nuk të lejohet që t’ja falësh xhenazen, as ti as të tjerët, për shkak të Fjalës së Allāhut -tebareke ue te’la-:

Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (Xhenazen) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij. 2[Surah et-Teube (9)]

Këtu Allāhu i Lartësuar e ndaloi Pejgamberin -sal’Allāhu alejhi ue sel’lem- që të falet për ata hipokritë, të cilët shfaqnin islamin dhe fshihnin mosbesimin.

BURIMIفتاوى نور على الدرب (٩ / ٢)
Artikulli paraprak7 hadithe të sakta që nuk i pranojnë ISIS, el-Kaideh, el-Nusra, Boko Haram, Xhemati i Vëllazërisë Muslimane, etj…
Artikulli tjetërLidhe atë (devenë) dhe mbështetju Allahut! – Shejkh Muhammed Bazmul

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu