Pyetje: Unë harroj shumë gjatë namazit dhe ndonjëherë në ruku në vend që të them: “Semi’a Allahu limen hamideh” them: “Allahu Ekber”, a duhet që në fund të namazit të bëj sexhden e harresës?
Përgjigje: Nëse thua: “Allahu Ekber” në vend të “semi’a Allahu limen hamideh” për shkak të harresës, atëherë duhet të bësh sexhden e harresës; sepse ke lënë një “uaxhib” prej “uaxhibateve” të namazit, nëse ke qenë imam, ose je falur vetëm, ose të ka humbur një rekat apo më shumë pas imamit, por nëse je duke u falur pas imamit që nga fillimi, atëherë në këtë rast nuk e ke për detyrë që të bësh sexhden e harresës, pasi imami e mbulon atë për ty.
Dhe nga Allahu vjen suksesi, ue sal’Allahu ala nebijjina Muhamed ue Elihi ue sahbihi ue sel’lem.