Pyetje: Çfarë të veproj pas përfundimit të leximit të të gjithë Kur’anit?
Përgjigje:
E para: kur robi përfundon leximin e tërë Kur’anit në muajin e Ramazanit dhe jo vetëm:
Është e pëlqyer për njeriun që të mbledhë fëmijët e tij -meshkuj dhe femra- dhe anëtarët e familjes së tij dhe kë të dëshirojë, më pas i lutet Allahut me atë që i lehtësohet, teksa ata i thonë amin lutjes së tij. Për shkak të asaj që është vërtetuar nga Enesi –Allahu qoftë i Kënaqur prej tij–:
“Se kur ai e përfundonte leximin e Kur’anit mblidhte fëmijët e tij dhe anëtarët e familjes dhe bënte dua për ta.”1[E ka nxjerrë atë: Se’id ibnu Mensur, ed-Darimij, ibnu ebij Shejbeh, ebu Ubejd dhe jo vetëm…, e ka saktësuar en-Nevevij, ibnu Haxher el-Askalanij dhe el-Albanij.]
Gjithashtu, ngjashëm me këtë është vërtetuar edhe nga një grup prej tabi’inëve, nxënësve të sahabëve të Profetit ﷺ.
E ka theksuar pëlqyeshmërinë e saj një numër prej fukahave të hanefive, malikive, shafi’ive dhe hanbelive dhe jo vetëm.
Atij që nuk lehtësohet mbledhja e fëmijëve dhe anëtarëve të familjes kur bën duanë pas përfundimit të Kur’anit, atëherë ai bën dua i vetëm, me atë dëshiron prej duasë për veten e tij, familjen e tij dhe për atë që dëshiron.
E dyta: është vërtetuar nga disa tabi’inë, prej nxënësve të sahabëve, siç është Muxhahidi, Abdeh –Allahu i mëshiroftë– se kanë thënë:
“Është thënë: duaja pranohet gjatë përfundimit Kur’anit dhe zbret mëshira gjatë përfundimit të tij.”2[E ka shënuar atë: ibnu ebij Shejbeh, ed-Darimij, el-Firjabij, ebu Ubejd, ibnu ed-Durejs dhe jo vetëm, e ka saktësuar en-Nevevij, ibnu Haxher el-Askalanij etj…]
Ka thënë Muxhahidi, i cili është prej tabi’inëve -Allahu e mëshiroftë-:
“Ata mblidheshin pas përfundimit të Kur’anit dhe thoshin: zbret mëshira.”3[E ka shënuar ebu Daudi dhe jo vetëm. E ka saktësuar en-Nevevij, ibnu Haxher el-Askalanij etj…]
Ka thënë imam ibnu Tejmijeh –Allahu e mëshiroftë–:
“Është transmetuar nga një grup pre selefëve: se pas çdo përfundimi të Kur’anit ka dua të pranuar.” Mbaroi fjala e tij
Ka thënë el-al’lameh el-Albanij –Allahu e mëshiroftë–:
“Dhe kjo tregon se shpresohet që duaja pas përfundimit të Kur’anit të pranohet, kanë ardhur në lidhje me këtë ethere të shumta nga selefët e devotshëm.” Mbaroi fjala e tij.
Ka thënë Salih ibnul imam Ahmed ibnu Hanbel -Allahu i mëshiroftë-:
“Im atë e përfundonte Kur’anit nga Xhumaja në Xhuma dhe kur e përfundonte bënte dua, ai bënte dua dhe ne thonin amin për duanë e tij.”
E treta: është vërtetuar nga ‘Abdur-Rahman ibnul Esued –Allahu e mëshiroftë– i cili është prej nxënësve të sahabëve- se ka thënë:
“Na kujtohej se kur lexuesi përfundonte leximin Kur’anit engjëjt luteshin për të.”4[E ka shënuar atë: ibnu ebij Shejbeh, ibnul Mubarek, el-Firjabij etj…]
Gjithashtu ngjashëm me këtë është vërtetuar nga një grup prej selefëve të devotshëm, ashtu sikurse do të vijë më pas –insha’Allah–…
E katërta: kohët më të mira për të përfunduar leximin e Kur’anit, për atë që dëshiron ta përfundojë atë gjatë ditës: – në fillim të ditës, fillimi i ditës fillon: me daljen e agimit dhe thirrjen ezanit për namaz. Për atë që dëshiron ta përfundojë gjatë natës është: – fillimi i natës, fillimi i saj fillon me perëndimin e diellit dhe ezanin e namazit të akshamit.
Dhe kjo për shkak që lutja e engjëjve për atë të jetë sa më e gjatë.
Pasi është vërtetuar nga një grup prej tabi’inëve se kanë thënë:
“Nëse një njeri e përfundon leximin e Kur’anit gjatë ditës engjëjt luten për derisa të ngryset dhe nëse e përfundon atë natën engjëjt luten për të derisa të gdhihet.”5[E ka shënuar atë ed-Darimij, ebu Ubejd, ibnu ed-Durejs etj…]
Është vërtetuar nga tabi’u Ibrahim et-Tejmij –Allahu e mëshiroftë– se ka thënë:
“Është thënë: nëse njeriu e përfundon leximin e Kur’anit në fillim të ditës engjëjt luten për të për pjesën e mbetur të ditës dhe nëse e përfundonte leximin e tij në fillin të natës engjëjt luten për të për pjesën e mbetur të natës dhe shtoi: ata e pëlqenin që ta përfundonin leximin e tij në fillim të ditës ose në fillim të natës.”6[E ka shënuar atë: ebu Ubejd, ibnu ed-Durejs etj…]
E pesta: nuk është vërtetuar ndonjë lutje e veçantë nga Profeti ﷺ dhe as nga sahabët e tij që mund të bëhet pas përfundimit të leximit të Kur’anit.
Kështu që njeriu lutet me atë që e ka të lehtë dhe me atë që dëshiron.
Sa i takon asaj që gjendet në fund të mus’hafeve apo në disa libra të vegjël prej duasë ku shkruhet: “Lutja e përfundimit të Kur’anit.”
Kjo gjë nuk është e njohur nga Profeti ﷺ, as nga sahabët e tij, as nga pjesa tjetër e selefëve, as nga imamët e fikhut dhe hadithit dhe as nga dijetarët e kiraeteve që kan qenë të njohur në shekullin e parë.