Çfarë veprohet me fëmijën e sapolindurin?

0
294

1- I vendoset emri, merret një hurmë e përçap pak në gojë pastaj ja jep fëmijës që ta lëpij dhe bën dua për të, për shkak të asaj që ka transmetuar ebu Musa el-Esh’arij nga Profeti ﷺ:

“Më lindi një djalë, e çova atë tek Profeti ﷺ e emërtoi Ibrahim e përçapi hurmën dhe ja futi në gojë që ta lëpinte dhe bëri dua për të që Allahu ta bekojë pastaj ma dha mua.”1[Transmetoi el-Bukharij (5150) & Muslimi (2145)]

2- Është e pëlqyer emërtimi i fëmijës ditën e parë ose ditën e shtatë. Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

“Sonte më lindi djalë dhe emërtova me emrin e babait tim Ibrahim…”

Transmetohet nga Aishja – Allahu qoftë i Kënaqur prej saj- se:

“I Dërguari i Allahut ﷺ theri kurban për Hasenin dhe Husejnin ditën e shtatë dhe u vendosi emrin.”2[Transmetoi ibnu Hibban (12/127) dhe el-Hakim (4/264) dhe e ka saktësuar hafizi ibnu Haxher në “Fet’hul Barij” (9/589).]

3- Akikah3[therja e dy kurbaneve për meshkujt dhe një për femra]

Ka thënë Profeti ﷺ:

“Për një djalë duhet akikah, derdhni për të gjak dhe largojeni dëmin prej tij.”4[Transmetoi ebu Daudi (2839), et-Tirmidhij (1515), en-Nesa’ij (4214) dhe ibnu Maxheh (3164) e sakësoi el-Albanij në “el-Irua” (4/396).]

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

“Çdo djalë është peng i akikës së tij, theret për të ditën e shtatë, i vihet emri dhe i rruhen flokët.”5[Transmetoi ebu Daudi (2838), et-Tirmidhij (1522) dhe en-Nesa’ij (4220), e sakësoi el-Albanij në “el-Irua” (4/385).]

4- Rruatja e flokëve për meshkujt dhe dhënia sadaka e peshës së flokëve

Profeti ﷺ i tha Fatimes:

“Rruaja flokët dhe jep sadaka peshën e flokëve të tij në argjent.”6[Transmetoi et-Tirmidhij (1519), e ka vlerësuar hasen el-Albanij në Sahihu et-Tirmidhij (1519), tha gjithashtu zinxhiri i tij nuk është i lidhur sepse Muhamed ibnu Alij ibnul Hasen nuk e ka arritur Alij ibnu ebij Talib.]

Ka ardhur në enciklopedinë e fikhut (26/107):

Xhumhuri (Malikitë, Shafi’itë dhe Hanbelitë) ka pasur mendimin se është e pëlqyer rruatja e flokëve të kokës së të porsalindurit ditën e shtatë, dhënia lëmoshë e peshës së flokëve të tij në flori ose në argjent tek malikitë dhe shafi’itë dhe në flori tek hanbelitë….

5- Synetlliku

Synetlliku është prej sunneteve të natyrshmërisë njërëzore dhe ai është prej obligimeve për të voglin që ka lidhje me pastërtinë që është kusht për pranimin e faljes.

Transmetohet nga Ebu Hurejreh -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-:

“Pesë gjëra janë prej fitras (natyrshmërisë), synetlliku, rruajtja e vendeve intime, shkulja e qimeve të sqetullës, prerja e thonjëve dhe prerja e mustaqeve.”7[Transmetoi el-Bukharij (5550) & Muslimi (257)]

6- Kanë përmendur dijetarët se prej sunneteve në lidhje me të sapolindur është edhe ezani në veshin e tij të djathtë, që të jetë gjëja e parë që dëgjon në këtë botë fjala e Teuhidit (veçimit të Allahut në adhurim).

Thotë Ebu Rafiu -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ të thërrasë ezanin në veshin e Hasen ibnu Alij kur e lindi Fatimja.8[Transmetoi ebu Daudi dhe et-Tirmidhij dhe tha Hadith sahih, tha esh-shejkh el-Albanij në “Daifu ebij Daud” (5105): “hadith i dobët”]

Po ashtu kanë ardhur dy Hadithe për ikametin njëri është i fabrikuar dhe tjetri i dobët.

Pavarësisht kësaj shumë dijetarë kanë këshilluar për thirrjen e ezanit në veshin e djathtë të sapolindurit dhe nuk kanë këshilluar për ikametin!

BURIMIBesimi i Drejtë
Artikulli paraprakPyetje drejtuar esh-shejkh Salih el-Feuzan në lidhje me disa thirrës të devijuar…
Artikulli tjetërGjykimi i tehnikut të fëmijës, ezanit në veshin e tij dhe rruajtja e kokës së tij… – Shejkh Ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu