Cili është gjykimi i atij që e kujton namazin e humbur pasi ka filluar namazin aktual? – el-al’lameh ibnu Baz

0
269

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka ai që e kujton namazin e humbur pasi ka filluar atë aktual? A e ndryshon nijetin? Apo vijon në atë gjëndje? Allahu jua shpërbleftë me të mira.

Përgjigje: Nëse ai është imam apo xhemat, kjo ka gjendjen e vet, e nëse falet vetëm ka gjendjen e vet, nëse ka për të falur namazin farz dhe e ka harruar apo e ka zënë gjumi dhe më pas jep tekbir duke filluar me atë pas tij (në renditje) për shkak të harresës, atëherë ai e ndërpret atë dhe fal përpara farzin që ka humbur sipas renditjes.

Psh. Nëse ka qenë në gjumë gjatë namazit të drekës dhe ka harruar ta falë dhe i kujtohet kur fillon të fal ikindinë, atëherë ai e ndërpret atë dhe bën nijet për të falur drekën, edhe nëse është xhemat, e ndërpret dhe bën nijet për të falur drekën.

Nëse është imam bën nijet për të falur drekën dhe ata pas tij bëjnë nijet për të falur ikindinë, namazi i tij është i saktë, ashtu siç u fal Mu’adhi me njerëzit e tij, Mu’adhi u fal me njerëzit e tij ndërkohë që ai tashmë e kishte falur Jacinë me Profetin ﷺ dhe u priu atyre në namazin farz.

Qëllimi është se nëse është imam dhe e kujton që ka për të falur namazin pararendës, atëherë ai e fal atë namaz nafile, e bën (ndërron) nijetin për të falur nafile dhe e plotëson si nafile, më pas (kur mbaron) ngrihet dhe falet, ndërsa namazi i xhematit është i saktë.

Nëse është në tekbirin fillestar, pa dhënë tekbir dhe bën nijet për të falur atë që i ka humbur, gjithashtu kjo është e saktë prej tij dhe namazi i tyre është i saktë, sepse mospërputhja e nijetit sipas mendimit më të saktë nuk ndikon.

Nëse është xhemat dhe jep tekbir me ta për ta falur ikindinë duke menduar se nuk ka për të falur drekën, më pas e kujton se ka për të falur drekën, bën nijet për ndërprerjen e namazit, më pas jep tekbir të ri me nijetin për të falur drekën, lejohet të lidhet pas ikindisë (me nijetin për të falur drekën), kur të përfundojë namazi i ikindisë, fal pas tij namazin e ikindisë, qoftë në xhami apo në shtëpinë e tij, nëse gjen xhemat fal me ta ikindinë ose përndryshe e fal në shtëpi, el-hamdu lilah, po…

Moderatori: Allahu jua shpërbleftë me të mira, i jepet përparësi namazit të humbur në çdo rast?

Shejkhu: Po, vetëm nëse e kujton pasi ka falur atë aktual, atëherë nuk ka për detyrë asgjë, nëse i është kujtuar se ka për të falur drekën dhe nuk e kujton vetëm pasi ka falur ikindinë, atëherë namazi i ikindisë është i saktë dhe drekën e fal pas tij, po…

Artikulli paraprakMuaji i Allahut Muharrem! – shejkh Ali el-Hadadi
Artikulli tjetërCilësimi i fesë Islame me (feja e barazisë) është gabim! – Shejkh ‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu