Cili është gjykimi i faljes së namazit nafile derisa khatibi të ngjitet në minber?

0
221

Është e pëlqyer për atë që vjen për të falur Xhumanë që të falë namaz nafile (vullnetar) përpara saj, me aq sa të ketë mundësi, që nga koha e hyrjes në xhami e derisa khatibi të dalë përpara njerëzve, duke mos pasur një numër të caktuar rekatesh, fal 2 rekate, 4 rekate, 6 rekate apo 12 rekate, aq sa t’ja ketë caktuar Allahu.

Ka transmetuar el-Bukharī (883) dhe Muslimi (857) prej hadithit të Selman el-Farisit (Allāhu qoftë i kënqaur prej tij) se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi ﷺ:

“Kushdo që lahet ditën e Xhum’ah, pastrohet aq sa mundet prej pastrimit, lyhet me vaj apo lyhet me erë të mirë të shtëpisë së tij, më pas del dhe nuk i ndan dy veta, më pas falet aq sa është shkruar për të, më pas hesht kur flet imami, i falen atij gjynahet në mes kësaj Xhumaje dhe Xhumasë tjetër.”

Ka thënë ibnu Haxher (Allāhu e mëshiroftë)

Fjala e tij: “dhe falet aq sa është shkruar për të” tregon për ligjshmërinë e namazit nafile përpara namazit të Xhum’asë.”1Fatḥ al-Bārī (372/2)

Trasmeton ibnu Ebī Mālik se në kohën e Umer ibnul Khattab (Allāhu qoftë i kënaqur prej tij)- ata u falnin ditën e Xhum’ah derisa dilte Umeri.

Transmetoi imam Mālik në “el-Mu’ata” (1/103), e ka saktësuar en-Neveuī në “Mexhmu’a” (4/550)

Transmetohet nga Nafi’u se: Ibnu Umeri (Allāhu qoftë i kënqaur prej tij) falte përpara Xhumasë 12 rekate, e ka cekur ibnu Rexheb në “Fet’hul Barī” (8/329) duke e referuar tek “Musanef” Abdur-Rezāk.

Ka thënë shejkhul Islām ibnu Tejmijeh (Allāhu e mëshiroft):

“Kjo është përcjellë nga Sahabët, ata kur vinin në xhami ditën e Xhum’ah faleshin aq sa mundeshin, prej tyre kishte që falnin, 4 rekate, kishte që falnin 12 rekate, kishte që falnin 8 rekate dhe kishte prej tyre që falnin më pak se kaq.”2Maxhmu’ fataua (189/24)

Ka thënë el-Imām ibnul Kajjim (Allāhu e mëshiroft):

Nuk është e urryer falja e namazit në kohën e zenitit, tek esh-Shafi’ij -rahimehullah- dhe tek ata që janë pajtuar me të dhe kjo është ajo që ka zgjedhur shejkhu ynë Ebul Abbaas ibnu Tejmijeh dhe ai nuk u mbështet tek hadithi të cilin e transmeton Lejthi nga Muxhahidi nga Ebil Khalil nga Ebij Katadeh nga Pejgamberi ﷺ se ai e urrente namazin në gjysmën e ditës përveç ditës së Xhum’ah.”

Dhe tha: “Me të vërtetë Xhehennemi ndizet përveç ditës së Xhum’ah, porse ai mbështetej tek ajo se kush vinte për të falur Xhumanë ishte e pëlqyer për të që të falej derisa të dilte imami…”

Përmendi hadithin e Selmanit (Allāhu qoftë i kënqaur prej tij) dhe më pas tha: e drejtoi (atë që vjen për Xhum’ah) që sa të jetë shkruar për të dhe nuk e ndaloi atë përveç se në kohën kur del imami.

Për këtë arsye kanë thënë më shumë se një prej selefëve, prej tyre Umer ibnul Khattab (Allāhu qoftë i kënqaur prej tij) dhe e pasoi atë el-Imām Ahmed ibnu Hanbel (Allāhu e mëshiroft) dalja e imāmit bën të ndaluar namazin dhe khutbja e tij bën të ndaluar fjalosjen, e bënë ndalesën për faljen e namazit daljen e imānit dhe jo gjysmën e ditës.3Zād al-Ma’ād) 365/1

Artikulli paraprakGjykimi i kremtimit të mevludit… – shejkh Takijjudin al-Hilalī
Artikulli tjetërA lejohet falja e namazit të Xhumasë përpara zenitit?- Shejkh Ibn Bāz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu