Cili është gjykimi i tavafit rreth varreve përshkak të injorancës? – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

0
265

Pyetja: Shikojmë në disa vende islame njerëz të cilët bëjnë tavaf rreth varreve me injorancë (duke mos e ditur gjykimin). Cili është gjykimi i këtyre dhe a gjykohet specifikisht për ndonjërin prej tyre se është mushrik?

Përgjigja: Gjykimi i atij i cili lut statujat dhe kërkon prej tyre e të tjera si këto –lavdi Allahut– është i qartë, dhe ky është kufër i madh, përveç nëse ai pretendon se bëri tavaf rreth varreve me qëllim për të adhuruar Allahun (jo të vdekurin), ashtu siç bëhet tavaf rreth Qabes dhe mendon se lejohet tavafi rreth varreve, dhe ai nuk ka për qëllim me këtë afrimin tek personi i varrit (i vdeluri), mirëpo ai ka për qëllim afrimin tek Allahu i vetëm. Ky konsiderohet bidatçi dhe jo kafir, sepse tavafi rreth varreve është bidat, veprim i keq, ashtu si dhe namazi në to. Dhe të gjitha këto janë mjete për në kufër, mirëpo zakonisht tek adhuruesit e varreve ky tavaf bëhet për afrim tek banorët e tyre (të varreve), ashtu siç afrohen tek ata nëpërmjet prerjes së kurbanit për ta apo zotimit në ta. Dhe të gjitha këto janë shirk i madh! Kush vdes në këtë situatë ka vdekur kafir (jobesimtarë). Nuk lahet dhe as nuk i falet xhenazja, as nuk varroset në varret e muslimanëve, dhe çështja e tij ditën e kijametit është në dorën e Allahut –Azze ue Xhel–.

Nëse ka qenë nga ata që nuk ju ka arritur thirrja, ai ka gjykimin e njerëzve të fitras, dhe e tregon këtë ajo që ka ndodhur me nënën e Profetit ﷺ. Ajo nuk e arriti kohën e profetësisë dhe ishte në fenë e popullit të saj, dhe i kërkoi Profeti ﷺ Zotit të tij që ta falte atë (nënën e tij) dhe nuk i dha leje që të kërkonte falje për të sepse ajo ishte në fenë e xhahilijetit, dhe po kështu dhe me babain i tij. Tha Profeti ﷺ kur një pyetës e pyeti për babain e tij:

Babai im dhe babi yt janë në zjarr.

Pra babai i tij vdiq në xhahilijet (injorancë) në fenë e popullit të tij dhe në gjykimin e tij mori gjykimin e pabesimtarit. Mirëpo kujt nuk i arrinë thirrja në dynja dhe vdes në injorancë, me të drejtë do të sprovohet ditën e kijametit, sipas fjalës më të saktë të njerëzve të dijes. Nëse shpëton futet në Xhenet dhe nëse kundërshton futet në zjarr. Dhe kështu të gjithë njerëzit e fitras të cilët nuk ju ka arritur thirrja, ashtu siç ka thënë i Lartësuari :

{Dhe Ne nuk ishim ndëshkues mbi ta derisa u dërguam të Dërguar}1[Surah el-Isra (17):15]

E ndërsa kush e ka arritur Kur’anin apo dërgimin e të Dërguarit ﷺ dhe nuk i është përgjigjur, atëherë atij i është ngritur argumenti, ashtu siç ka thënë Allahu:

(thuaj:) Më është shpallur mua ky Kur’an që t’ua tërheq vërejtjen me të ju dhe atyre të cilëve ju arrinë ky}2[Surah En’am (6):19]

Pra kujt i arrinë Kur’ani, atij i është tërhequr vërejtja. Dhe ka thënë i Lartësuari:

{Ky (Kur’ani) është shpallur për njerëzit dhe të paralajmërohen me të}3[Surah Ibrahim (14):52]

Kujt i arrinë Kur’ani dhe kujt i arrinë islami dhe pastaj nuk futet në të, ai ka gjykimin e kufrit. Dhe është saktësuar nga Profeti ﷺ se ka thënë:

Pasha Atë në dorën e të Cili është jeta ime, nuk dëgjon dikush për mua dhe nuk beson atë me të cilën jam dërguar unë, vetëm se ai do të jetë prej banorëve të zjarrit.4[E ka nxjerrë Muslimi në sahihun e tij]

Pra e bëri dëgjimin e tij dhe dërgimin e tij si argument mbi të.

Dhe me pak fjalë: Kush shfaq kufrin në vendet islame, gjykimi i tij është kufri, e ndërsa të qenurit e tij se a do shpëtojë apo jo, kjo mbetet tek Allahu –Subhanehu ue Teala–.

Nëse është nga ata që nuk ju ka arritur thirrja dhe nuk ka dëgjuar për dërgimin e të Dërguarit ﷺ, ai do të provohet ditën e kijametit dhe do t’i dërgohet atij një grykë me zjarr ashtu siç ka ardhur në hadithin e Esued Ibn Serij. Do t’i thuhet: ‘Hyr!’ Nëse futet në të, do të jetë i ftohtë dhe i sigurtë, dhe nëse refuzon, largohet gryka nga ai dhe hidhet në zjarr. Allahut i kërkojmë siguri!

Në mënyrë të përmbledhur: Kujt nuk i ka arritur thirrja, si shembulli i atyre që ndodhen në cepet e dynjasë apo ata të cilët janë në kohët e fitrave, apo atij të cilit i ka arritur mirëpo ai është i çmendur, mendja i ka ikur, apo plak i cili nuk arrinë të logjikojë, këta dhe të ngjashëm me ta si përshembull fëmijët e mushrikëve të cilët vdesin dhe ndërkohë ata janë të vegjël, të cilët nuk e kanë arritur pjekurinë (arsyen), çështja e të gjithë këtyre është tek Allahu.

Allahu e di se çfarë ata do të punonin, ashtu siç u përgjigj Profeti ﷺ kur u pyet rreth tyre. Allahu –Subhanehu– do ta shfaq diturinë e Tij rreth tyre ditën e kijametit me provim të tyre. Kush shpëton prej tyre futet në Xhenet, dhe kush nuk shpëton futet në zjarr. Dhe nuk ka as lëvizje dhe as forcë vetëm se nga Allahu.

BURIMIمجموع فتاوى ابن باز (1/ 49)
Artikulli paraprakÇfarë është për qëllim me fjalën “selefi”? – Shejkh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetërVrasja e 2 vetave prej ithtarëve të bidateve më e mirë se vrasja e 2 mijë ushtarëve romak… – Shejkh Rabi’ ibn Hadi el-Medkhali

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu