Cili është kuptimi i Shehadetit? – Shejkh Ibn Baz

0
306


Pyetësi: Cili është kuptimi i ShehadetitLa Ilahe ila’Allah ue en-ne Muhammeden Rasul-ull-llah?

Pëgjigjia: Kuptimi i Shehadetit është që të dëshmojë me gjuhën dhe zemrën e tij që nuk ka të adhuruar të Vërtetë përveç Allahut, të dëshmojë me gjuhën e tij dhe të besojë me zemrën e tij që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, d.m.th ska të adhuruar të Vërtetë përveç Allahut dhe se ajo çfarë adhurojnë njerëzit përveç Allahut prej idhujve apo të vdekurëve apo pemëve apo gurëve apo Melaikeve apo të tjerë e gjitha kjo është e kotë.

Siç ka thënë i Lartësuari:

{Kjo ngase Allahu është Ai i Vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i Lartësuari, i Madhi.}

Ky është kuptimi i Shehadetit, La Ilahe ila’Allah: Nuk ka të adhuruar më të drejtë përveç Allahut, që të dëshmosh me dituri, bindje dhe vërtetësi që nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se ajo çfarë adhurojnë njerëzit përveç Allahut është e kotë.

Ndërsa dëshmia en-ne Muhammeden Rasul-ull-llah: Do të thotë të dëshmosh me dituri, bindje dhe vërtetësi që Muhammedi Ibn AbdUll-llah Ibn Abdul’Mutalib është i Dërguari i Allahut i Vërtetë tek të gjithë krijesat prej Xhinëve dhe Njerëzve, dhe që Ai është Vula e Profetëve s’ka mbas tij profet alehjis-salatu ues-selam.

Artikulli paraprakA është nxitja e popullit ndaj udhëheqësve prej menhexhit të Selefëve? – Shejkh Mukbil
Artikulli tjetërA është kusht që t’i ngrihet argumenti atij që bie në bidat apo nuk është kusht kjo gjë? – Shejkh Rabi’ ibnu Hadij Umejr el-Medkhalij

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu