Pyetje: Cili është dallimi në mes selefiut të dobët dhe mumejjiut (zbutësit)?
Përgjigje: (Selefiu i dobët është) Ai që i ka bazat e tij Selefijeh dhe është me ne në atë se ikhuanët dhe tebligët dhe jo vetëm prej sekteve janë prej sekteve të devijuara dhe se ata e meritojnë bojkotin dhe ai i urren ata, mirëpo është i dobët në qëndrim, si psh. i jep dorën dhe i jep selam ikhuanit duke besuar se ai është në devijim, mirëpo ai e bën këtë gjë me atë person për shkak të marrëdhënie apo shoqërisë dhe marrëdhënieve tregtare apo ka turp apo për një dobi që ai mendon se është e mirë dhe ajo është e keqe, për këtë thuhet se ka dobësi në këtë qëndrim.
Sa i takon zbutësit: është ai i cili ka baza të prishura dhe vesh teshat e Selefizmit dhe shfaqet me të, ai beson se metodologjia e Ehlus-Sunnetit është e gjërë sa ka vend edhe për ikhuanët dhe tebligët dhe jo vetëm dhe se ata janë prej Ehlus-Sunnetit dhe rend për ta ngulitur këtë në mesin e selefive me baza dhe rregulla të kota si dhe synon për të rrëzuar murin mbrojtës në mes selefive dhe ithtarëve të bidateve, do që të rrëzojë urrejtjen ndaj ithtarëve të bidateve me rregulla të kota, ai do që t’i jap fund dallimit me metodologjinë e dashurisë dhe urrejtjes dhe shfrytëzon të qënit e tij dhe shfaqjen me selefizmin, siç është:
– Adnan Aruri
– el-Me’ribij
“Ata përhapin në mesin e të rinjve selefij të kotën me vendosjen e rregullave të kota që e vdesin metodologjinë e «dashurisë dhe urrejtjes», kështu që, dallimi është i qartë, Allāhu ju bekoftë.”