Ka thënë esh-Sheukanij (Allahu e mëshiroftë):
Një natë prej netëve, duke u përpëlitur në shtrat, e kalova natën duke medituar rreth hadithit të Pejgamberit -sal-Allahu alejhi ue selem-:
“Me të vërtetë, ata që duhen për hir të Allahut janë në vende prej drite, të cilët i kanë zili të Dërguarit dhe dëshmorët.”
Ndërsa po u përpëlisja, po meditoja se si ta kuptoj këtë hadith, si qenka dashuria për hir të Allahut që i bën të kenë zili të Dërguarit dhe dëshmorët?
Thashë me vete: Dashuria që gjendet në mesin e njerëzve sot, pjesa dërrmuese e saj, nuk është për hir të Allahut!
– Bashkëshorti nuk e do bashkëshorten e tij për hir të Allahut.
– Bashkëshortja nuk e do bashkëshortin e saj për hir të Allahut.
– Prindërit nuk i duan fëmijët e tyre për hir të Allahut.
– Fëmijët nuk i duan prindërit e tyre për hir të Allahut.
Gjithashtu:
– Prijësi (musliman) nuk duhet për hir të Allahut.
– Tregtari nuk duhet për hir të Allahut.
– Ai që është përgjegjës nuk duhet për hir të Allahut.
E do filanin për shkak të bukurisë së tij/saj, për shkak të zërit të tij/saj dhe për shkak të pasurisë së tij/saj. Këtu kuptova se dashuria për hir të Allahut është më e rrallë sesa squfuri i kuq.