Dëmet e udhëtimit drejt vendeve si Turqia… – Shejkh ibnu ‘Uthejmin

0
512

 

Pyetje: Udhëtimi për në vendet islame siç është Turqia, a lejohet udhëtimi për tek ato vende pa patur nevojë, dmth të shkosh për qejf?

Përgjigje: Nuk mendoj se duhet shkuar!

E para: shpenzimet do të jenë të kushtueshme.
E dyta: se ato shoqëri -mesa kemi dëgjuar- nuk kanë ndryshim nga shoqëritë mosbesimtare, vetëm se aty thirret Ezani nëpër minare, falet ai që falet dhe e lë faljen ai që nuk dëshiron të falet.

Pastaj aspekti i përgjithshëm sa i përket femrave dhe zhveshjes së tyre nuk kanë ndryshim me vendet e mosbesimtarëve, kështu kemi dëgjuar, nëse është kështu, dije se familja që shkon atje do të ndikohet nga kjo, të voglit i ngulitet në kujtesë pamja që shikon dhe nuk e harron, nëse do vërtet të kënaqesh, atëherë shko në Shtëpinë e Allahut (Qaben) dhe Xhaminë e Pejgamberit –sal’Allahu alejhi ue sel’lem– arrin mirësi dhe shpërblim dhe mos shpenzo pasuri dhe lodhje fizike e as ndonjë gjë tjetër veç saj.

BURIMI"لقاء الباب المفتوح" ٨ /٦٠، لقاء رقم/١٧٠، سؤال رقم ١٨
Artikulli paraprakÇfarë nëse e harron ta lexosh Fatihanë (suren el-Fatiha)? – Dijetarët e “Lexhnes”
Artikulli tjetërPendimi dhe kushtet e pendimit… – Shejkh Ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu