Dhënia me qera e minareve dhe oborreve të xhamive… – Dijetarët e “Lexhnes”

0
315

Pyetje: A lejohet t’ia japësh me qera minaret e xhamive kompanive telefonike për të vendosur mbi to përforcues të rrjetit të transmetimit dhe fitimi të jetë në dobi të vakëfit? Duke ditur se fitimi nuk është i veçantë për xhaminë, por është në dobi të vakëfeve në përgjithësi. Dhe çfarë gjykimi ka dhënia me qera e oborrit të xhamisë për bankat, për t’u vendosur aty bankomatet për të tërhequr dhe depozituar para? Duke ditur se oborri i xhamisë që synohet për t’u dhënë me qera dhe përfitimi nga të ardhurat që ai sjell në dobi të vakëfit nuk është i rrethuar.

Përgjigje: Nuk lejohet të merren xhamitë apo oborret e tyre si vend për shit-blerje apo për t’u dhënë me qera, qoftë ajo për kompanitë, fabrikat, bankat dhe jo vetëm; sepse xhamitë janë ndërtuar për adhurimin e Allahut  Lartësuar, siç është namazi, përmendja e Allahut, për marrjen dhe dhënien e dijes, leximin e Kur’anit etj…

Allahu i Lartësuar ka thënë:

{Vërtet xhamitë i janë kushtuar Allahut ndaj mos lutni askënd krahas Allahut.}

Shfrytëzimi i xhamive apo i oborreve të tyre e kundërshton këtë. Bazuar në këtë bie detyrë çlirimi i tyre nga ato që u përmendën dhe nderimi i shënjtërisë së tyre si dhe përkujdesja për të mos i angazhuar njërëzit me diçka që i largon ata nga adhurimi i Allahut të Lartësuar dhe interesi për Botën Tjetër.

Është vërtetuar nga Profeti ﷺ se ka thënë për xhamitë:

“Ato janë për përmendjen e Allahut –azze ue xhel-le–, për namazin dhe leximin e Kur’anit.”1Transmeton Muslimi.

Dhe ka thënë Profeti ﷺ:

“Nëse shihni dikë shet apo blen në xhami thuajini: Allahu mos të dhëntë fitim në tregëtinë tënde.”2e ka transmetuar en-Nesā’i dhe et-Tirmidhiu dhe ka vlerësuar hadith hasen.

Dhënia me qera e oborreve të xhamisë për këtë qëllim është prej tregtisë. Dhe prej Allahut vjen suksesi.

BURIMI"فتاوى اللجنة الدائمة" فتوى رقم: (٢٤٥٧٧) تاريخ: (١٤٣٠/٩/٤ هـ)
Artikulli paraprak8 këshilla të çmuara! – el-al’lameh es-Si’dij
Artikulli tjetërGjykimi i agjërimit të shtatzënes… – Imam el-Albani

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu