Dijetari kur gabon nuk luftohet, nuk luftohet… – Shejkh Rabi’ ibn Hādi el-Medkhali

0
172

Këshilla e shejkh Rebisë -Allahu e ruajttë- për nxënësit e dijes në Rijad ditën e Diel, natën e të Hënës që përkon me 4/2/1437 h

Këshillë kjo e dhënë nëpërmjet telefonit pas mësimit të shejkh Adil Mensur-it në shtëpinë e shejkh Abdullah el-Ahmed -Allahu i dhëntë sukses-

Shejkh Rebi’: esselamu alejkum ue rahmetullahi ue baraketuh

Esh-shejkh Abdullah el-Ahmed: ue alejkumus selam ue rahmetullahi ue baraketuh, Allahu të dhëntë jetë shejkh!

Shejkh Rebi’: Allahu ju dhëntë jetë.

Shejkh Abdullah el-Ahmed: Allahu të bekoftë, vëllezërit që janë në mësimin e shejkh ‘Adil Mensurit “Sahih el-Bukhari” po ju dëgjojnë, mbaruam mësimin dhe duam të dëgjojmë fjalën tënde.

 

Shejkh Rebi’: Mbaroi mësimi?

Esh-shejkh Abdullah el-Ahmed: po

Fjala e shejkh Rebisë Allahu e ruajttë.

 

Bismilahir Rahmanir Rahim

Lavdërimi i takon Allahut lëvdatat dhe shpëtimi i Allahut qofshin për të Dërguarin e Allahut, familjen, shokët e tij dhe mbi ata që ndjekin udhëzimin e tij dhe më pas:

Shpresoj që të jetë kjo një mundësi e mirë për t’u takuar me bijtë tanë, në mënyrë që t’i këshillojmë dhe t’u japim atyre disa udhëzime, me aq sa mundemi, për kapjen pas menhexhit të selefëve në akide, menhexh dhe virtyte.

Kryesorja e kësaj këshillë është që t’i friksoheni Allahut të Lartësuar në çdo fjalë dhe vepër:

{O ju që keni besuar friksojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’ju bekoj punët tuaja dhe do t’ju falë gjynahet, kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij do të arrij një fitore madhështore} 1[el-Ahzab: 70-71]

Në këtë ajet ka udhëzim për besimtarët në atë që u bën dobi atyre në fenë e tyre, në jetën e kësaj bote dhe të botës tjetër, dhe në krye të saj frika e tyre ndaj Allahut azze ue xhel – fjalë e paqartë nga burimi i fjalës- qëndrueshmërinë në të, në akide, menhexh dhe virtyte, dhe largimi nga ajo që Ai ka ndaluar, siç është shirku, bidati, humbja dhe virtytet e ulta, me të vërtetë Islami thërret për virtyte të larta dhe në krye të këtij ummeti është i Dërguari i Allahut, të cilin e lavdëron Allahu se ai është me virtyte madhështore, duke thënë:

{Me të vërtetë ti je me virtyte madhështore} 2[el-Kalem: 4]

-Allahu ju bekoftë-! Pajisuni me virtyte islamike, në krye të tyre besnikëria në fjalë dhe në vepër dhe të jeni të sinqertë për hir të Allahut dhe me punët e mira që u përmendën në këtë ajet, nëse e bëjmë këtë Allahu na i përmirëson punët dhe na fut në Xhennet in shaa Allah.

Ju këshilloj për vëllezëri mes jush dhe për respektimin e dijetarëve dhe mësuesve tuaj selefij që thërrasin për tek Allahu dhe prej atyre in shaa Allah shejkh ‘Adil Mensur, me të vërtetë ai posedon një dije të madhe in shaa Allah, di prej tij këshillën dhe mundin për përhapjen e menhexhit selefi, dhe njeriu mund të gaboj të gjithë ne gabojmë, porse dijetari kur gabon nuk luftohet, nuk luftohet, këshillohet me edukatë dhe respekt, çdonjëri është i ekspozuar ndaj gabimit -Allahu ju begatoftë- të gjithë ne gabojmë.

Ajo që kërkohet prej selefive këshillues dhe të sinqertë është thjeshtësia dhe drejtimi i këshillës me edukatë dhe respekt, nëse gabon ndokush, qofshin prej nxënësve të vegjël apo të mëdhenj -Allahu ju begatoftë- këshillohet me butësi, vëllazëri, dashuri dhe jo me konflikte dhe mosmarrëveshje kjo nuk është rrugë e Ehlus-Sunnetit, rruga e Ehlus-Sunnetit ka urtësi, ka maturi, ka vëllazëri, ka harmoni, duhet të kapeni pas menhexhit të selefëve -Allahu ju begatoftë- në akiden tuaj, në virtytet tuaja, në sjelljet tuaja, dhe prej tyre respektimi i dijetarëve dhe përfitimi prej tyre Allahu ju dhëntë sukses të gjithëve në atë që Ai do dhe kënaqet me të.

Ue sal’Allahu ue selem ala nebijina Muhamed ue ala Elihi ue sahbihi ue sel-lem.

Esh-shejkh ‘Abdullah el-Ahmed: Allahu ju dhëntë mirësi, Allahu ta shpërbleftë, Allahu të bekoftë dhe e shkroftë këtë vepër në peshoren e veprave të tua të mira, urdhëro shejkh Adil Mensur është me ty o shejkh.

Esh-shejkh ‘Adil Mensur: esselamu alejkum selam ue rahmetullahi ue baraketuh

Esh-shejkh Rabi’: ue Alejkumus selam ue rahmetullahi ue baraketuh

Esh-shejkh ‘Adil Mensur: Allahu të ruajttë shejkhu ynë, Allahu të bekoftë, Allahu ta shpërbleftë, Allahu t’i ngrittë gradat, si jeni?

Esh-shejkh Rabi’: elhamdulilah, Allahu ju ruajttë, Allahu të dhëntë jetë.

Esh-shejkh ‘Adil Mensur: Allahu ju ruajttë, Allahu ju begatoftë dhe Allahu ta shpërbleftë për këto këshilla, lus Allahun që të na bëj të qëndrueshëm dhe të na japë sukses në punën që Ai kënaqet me të.

Esh-shejkh Rabi’: Allahu ta shpërbleftë, Allahu ju bekoftë dhe ju bëftë të qëndrueshëm.

Esh-shejkh ‘Adil Mensur: Allahu ju shpërbleftë me të mira dhe Allahu e pranoftë lutjen tuaj, Allahu ju ruajttë.

Esh-shejkh Rabi’: Ju këshilloj për durim dhe urtësi dhe merri këto çështje me butësi dhe maturi Allahu të begatoftë.

Esh-shejkh ‘Adil Mensur: si urdhron, Allahu të ruajttë, Allahu na bëftë prej atyre që i marrin këshillat e atyre që këshillojnë, si shembulli yt.

Esh-shejkh Rabi’: Allahu ta shpërbleftë.

Esh-shejkh ‘Adil Mensur: si urdhëron, Allahu të ruajttë esselamu alejkum ue rahmetullahi ue baraketuh

Esh-shejkh Rabi’: ue Alejkumus selam ue rahmetullahi ue baraketuh.

Artikulli paraprakMbështetja vetëm në shkak është shirk! – Shejkh Salih el-Feuzan
Artikulli tjetërFrikësoju Allahut o ebu Khatixheh dhe mos i pengo të tjerët nga rruga e Tij! – Shejkh Khalid el-Misri

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu