Disa gjëra të cilat i bën njeriu kur i lind një fëmijë… – Shejkh Ibn Baz

0
204

 

Nëse i lind atij një fëmijë, falënderon dhe lavdëron Allahun, lutet për devotshmëri dhe Allahu t’i rrisë atij një fëmijë të mirë.

Është e pëlqyer për të që ta emërtojë në ditën e shtatë dhe i zgjedh një emër të bukur dhe të mirë, gjithashtu është e pëlqyer për të që t’i rruaj kokën fëmijës nëse është mashkull dhe i bën akikah për të dy kurbane dhe nëse është femër vetëm një kurban, kjo është e pëlqyer ditën e shtatë dhe nëse e emërton ditën e parë nuk ka problem.

Dhe ajo që duhet të bëjë besimtari kur Allahu i dhuron fëmijë është:

Që të kujdeset për të falenderuar Allahun dhe t’i kërkoj Atij që t’i bëjë të devotshëm dhe t’i rrisë ata fëmijë të mirë, sepse fëmijët janë fitne, nëse Allahu i rrit fëmijë të devotshëm dhe ja përmirëson gjendjen atëherë kthehen në mirësi, i Lartësuari thotë:

{Me të vërtetë pasuria dhe fëmijët tuaj janë fitne}1[At-Taghabun (64):15]

Ata janë sprovë, nëse Allahu e bën fëmijën të devotshëm ai kthehet në një mirësi të madhe, qoftë mashkull apo femër.

Artikulli paraprakGjykimi i tehnikut të fëmijës, ezanit në veshin e tij dhe rruajtja e kokës së tij… – Shejkh Ibn Baz
Artikulli tjetërLeximi i librave të Ehlul-Bida’… – Shejkh Salih el-Feuzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu