Distancimi nga themelimi i këshilleve të fshehta, bidatçijeh kharixhijeh! – Shejkh Khalid Abdur-Rahman

0
180

 

Lavdet i takojnë Allahut, salati dhe selami qoftë mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij, më pas:

Shumë veta i kanë dëgjuar audiot, prej tyre është një audio ku ka një munker të urryer që kundërshton bazat në sunnet, ndaj unë me të vërtetë deklarojë me të gjithë fuqinë dhe qartësinë se jam i pastër tek Allahu i Lartësuar prej këtyre bidateve dhe lajthitjeve.

Dhe do t’i përmbledh ato shkelje si vijon:

  1. Kundërshtimi i udhëheqësve, duke u futur në kompetencën e tyre me të cilën Allahu –tebarek ue teàla– i veçoi ata dhe ndaloi nga kundërshtimi i tyre në lidhje me të.
  2. Mbajtja e uljeve të veçanta dhe të fshehta duke administruar në to çështjet e përgjithshme që kanë të bëjnë me dobitë e muslimanëve dhe punët e shteteve të tyre, nga ana e atyre që u cilësuan në audio si mashājikh.
  3. Cënimi i nderit të muslimanëve me një mënyrë të rënë dakord në mes tyre rreth saj –ndërkohë që janë në një shtet Islamik– me fetva gojore të fshehta, të cilat i qarkullojnë me një renditje të caktuar, të fshehtë për në vendet e tjera Islamike, siç është Siria, Libia dhe jo vetëm.
  4. Organizimi i këtyre munkerateve bëhej përmes mënyrave të devijuara, prej mbledhjeve të fshehta, të cilat u quajtën këshillet e shurës, përmes regjistrimeve të fshehta dhe organizmave (me renditje) piramidale, të bazuara mbi administrimin e çështjeve të përgjithshme, paralele me atë të udhëheqësve.

Këto mënyra, njerëzit e dijes, imanit dhe sunnetit i ndalojnë dhe deklarojnë distancimin prej tyre dhe unë i kujtoj ata me fjalën e të Vërtetit të Lartësuarit:

﴾Me të vertetë ata të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti s’ke të bësh aspak me ta, por çështja e tyre është tek Allāhu, më pas do t’u tregojë për atë që kanë bërë﴿

Ajo që duhet të bëjë çdo musliman që i ka mbërritur ky lajm apo e ka ditur është që të mbajë qëndrim të qartë, të cilin ja detyron Sheriati i qartë dhe Sunneti i pastër dhe bazat e njohura, të cilat janë argument kundër çdokujt që i kundërshton ato, kushdo qoftë ai, në çdo kohë e vend.

Dhe unë këtu them me një shprehje të qartë:

“Me të vërtetë dijetari apo nxënësi i dijes që është pëlqyer me këto mënyra dhe bindje duhet që deklarojë teuben.”

Ashtu siç ka thënë i Lartësuari:

﴾Me të vërtetë, ata që fshehin shpalljet Tona të qarta, pasi ua kemi shpjeguar njerëzve në Libër (Teurat), do të mallkohen nga Allahu dhe do të mallkohen nga ata (engjëj e njerëz) që janë ngarkuar të mallkojnë. Përveç atyre që pendohen, përmirësohen dhe tregojnë atë që kishin fshehur, Unë ua pranoj pendimin, sepse Unë jam Pranuesi i pendimeve dhe Mëshirëploti﴿

Ama argumentimi me Urdhërin e Allahut –tebareke ue teàla– në lidhje me shuran ndaj këtyre mbledhjeje të fshehta, të disa individëve prej shtetasve, që futen në çështjet që kanë lidhje me derdhjen e gjakut, me rrokjen e armëve dhe në punët e udhëheqësve, argumentimi me këtë është prej argumentimeve më të shëmtuara dhe mund të jetë më i shëmtuar sesa argumentimi i ithtarëve të bidateve në lidhje me organizatat e tyre dhe ka shtrembërim të kuptimeve të Librit të Allahut të Lartësuar sipas rrugës së ithtarëve të bidateve, prej sururive, kutbive dhe sekteve të tjera të devijuara.

Ehlus-Sunneti ka rënë në konsensus se kapitulli i xhihadit dhe i mobilizimit është prej kompetencave dhe të drejtave të udhëheqësve, ashtu siç e ka theksuar atë imam Ahmedi dhe jo vetëm në “Bazat e Sunnetit”.

Më e urryera që u tha dhe më e fëlliqura është kur dëgjojmë dikë që i interpreton këto fetva, të cilat u lëshuan në lidhje me gjakrat dhe rrokjen e armëve dhe i arsyeton ato se janë prej çështjeve të shurës!!! Fjalë e vërtetë me të cilën synohet e kota.

Ajo që bie detyrë është kapja pas menhexhit të selefëve të devotshëm në bazat e tyre dhe prej tyre:

Ajo që ka lidhje me të drejtën e udhëheqësve dhe mos kundërshtimin e tyre në lidhje me gjakrat dhe lëshimin e fetvave në lidhje me këtë me një rrugë të fshehtë të sigurtë, fshehtësia e tyre e sigurtë duke e përcjellë me gojë dhe ndalimin e shkrimit dhe regjistrimit të tyre.

Lus Allahun e Lartësuar me Emrat e Tij të Bukur dhe Cilësitë e Tij të Larta që të na bëjë neve të palëkundur në Sunnet dhe të na mbrojë nga devijimi dhe shpikja dhe nga shtegtimi i rrugës së ithtarëve të humbjes.

Artikulli paraprakPrej vlerave të Natës së Kadrit… – esh-shejkh ibnu Ùthejmin
Artikulli tjetërAgjërimi i gjashtë ditëve të shevalit… – Shejkh Saalih el-Feuzan

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu