Dita e ‘Arafatit është zonja e ditëve!– Shejkh ’Abdur-Rezak el-Bedr

0
198

Përse dita e ’Arafatit është dita më e mirë për lutje, le të përmendin disa vërejtje të lidhura me lutjen në këtë ditë madhështore, prej tyre:

E para: në këtë ditë është e pëlqyer për muslimanin përsëritja e fjalës së Teuhidit:

“la ilahe il-la Allah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku, ue lehul hamdu, ue hue ala kul-li shejin kadir.”

Vërtet, ky është udhëzimi i të gjithë profetëve -alejhimus selam-, ashtu sikurse ka thënë Profeti ﷺ: Duaja më e mirë është duaja ditën e ’Arafatit dhe duaja më mirë që kam thënë unë dhe profetët përpara meje është:

“la ilahe il-la Allah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku, ue lehul hamdu, ue hue ala kul-li shejin kadir.”

Dhe në një rivajet tjetër:

“dhe duaja më e mirë që kam thënë unë dhe profetët përpara meje natën Arafatit.”

Dhe në përsëritjen e kësaj fjale në këtë ditë ka një arsye madhore. Vërtet dita e ’Arafatit është dita më e mirë dhe zonja e tyre (ditëve), teksa fjala e Teuhidit (la ilahe il-la Allah) është zonja e edhkareve (përmendjes së Allahut) dhe më e mira e tyre, ashtu sikurse është vërtetuar nga Profeti ﷺ se ka thënë:

“Dhikri më i mirë është: la ilahe il-la Allah.”

Është e përshtatshme që robi ta thotë sa më shumë zonjën e edhkareve në zonjën e ditëve!

BURIMIمنقول من مطوية فضائل يوم عرفة
Artikulli paraprakNjë përmbledhje e shkurtër në lidhje me Kurbanin dhe rregullat e tij!
Artikulli tjetërGjykimi i agjërimit të ditës së ‘Arafatit nëse qëllon ditën e Xhuma? – Shejkh Ibn Baz

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu