Ka thënë prindi, fakihu Salih bnu Feuzan el-Feuzan (Allahu e ruajttë):
Ky emërtim është gabim nga ana artikulimit dhe nga ana e kuptimit!
Sa i përket anës së artikulimit: thirrja (daveti) i atribuohet atij që është marrë me këtë thirrje dhe ai esh-shejkh Muhamed, dhe jo ‘Abdul-Uehabit, i cili nuk ka ndonjë përpjekje në këtë davet, ky atribuim është jashtë krahasimit që bëjnë arabët, ndërkohë që atribuimi i saktë është të thuhet: “thirrja Muhamedijeh”, mirëpo armiqtë e kuptuan se ky atribuim është i mirë dhe nuk i largon dot njerëzit prej tij, kështu që e ndërruan me këtë atribuim të falsifikuar.
Ndërsa sa i përket anës kuptimore: kjo thirrje nuk ka dalë jashtë menhexhit të selefëve të devotshëm, prej Sahabëve, Tabi’inëve dhe pasuesve të tyre, detyrë ishte që ajo të emërtohej: ‘daveti selefij’, sepse ai që thirri për tek kjo thirrje nuk shpiku diçka të re në të, për çka i atribuan, ashtu siç kanë shpikur sektet e tjera të devijuara, prej Ismailinjve dhe Keramitëve, ky davet i devijuar nëse do të emërtohej me emrin ‘selefijeh’ njerëzit nuk do ta pranonin këtë emërtim si dhe historinë e këtij emërtimi, sepse është jashtë kornizave të medh’hebit të selefëve.