Është detyrë adhurimi i Allahut dhe paralajmërimi nga thirrjet që bëhen për tek tjerët veç Allahu… – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baz

0
370

Ështe detyrë për të gjithë njerëzit në tokë te cilët janë me arsye që ta adhurojnë Allahun Një të vetëm, dhe të thonë:

(Nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut)1LA ILAHE IL-LALLAH;

dhe të dëshmojnë se Muhamedi është i dërguari i Allahut, dhe ta veçojnë Allahun me duatë e tyre, me frikën e tyre, me shpresën e tyre, me istigathe (kërkimin e shiut), me agjërimin e tyre, me namazin e tyre dhe me të gjtha adhurimet e tyre, dhe po kështu me tavafin tyre rreth Qabes, pra bëjnë tavaf rreth Qabes për t’u afruar tek Allahu si adhurim për Të i Cili është Një, i pa të meta është Ai dhe i Lartësuar.

Dhe të paralajmërojnë nga thirrja që bëhet për tek tjetër veç Allahut si (thirrja): njerëzve të varreve, statujave, apo dhe profetëve e të tjerë,..sepse adhurimi është haku i Allahut Një të vetëm dhe nuk i lejohet askujt që të veçojë dikë me Të, i pa të meta është Ai dhe i Lartësuar.

Dhe adhurimi është: çdo gjë të cilën e do Allahu dhe është i kënaqur me të nga fjalët dhe veprat, të dukshme (shfaqura) ose të pa dukshme.

Namazi është adhurim, agjërimi është adhurim, sadakaja është adhurim, haxhi është adhurim, frika ndaj Allahut është Adhurim, shpresa ndaj Allahut është adhurim, zotimi në Allahun është adhurim, prerja (kurban) është adhurim.

Dhe po kështu nuk kërkon istigathe (zbritjen e shiut) vetëm se nga Allahu, dhe nuk kërkon ndihmë vetëm se nga Allahu, i pa të meta është Ai dhe i Lartësuar. Sepse Ai është Krijuesi i tij, Zoti i tij, i Adhuruari i tij, Ai është i Verteti, i pa të meta është Ai dhe i Lartësuar. Dhe ka dërguar Allahu të gjithë profetët me këtë (teuhidin), nga i pari prej tyre deri tek i fundit prej tyre, nga i pari prej tyre që është Nuhu deri tek i fundit prej tyre Muhamedi –salavatet dhe selamet më të mira qofshin mbi ta–.

Të gjithë i thërrisnin njerëzit në teuhid (veçimin e Allahut) siç thotë i Plotfuqishmi:

{Dhe kemi dërguar tek çdo umet të dërguar (që t’i thonë njerëzve) adhuroni Allahun dhe largojuni tagutit}2[Surah en-Nehl (16):36]

Dhe thotë -i pa të meta është Ai-:

{Dhe nuk kemi dërguar para teje të Dërguar vetëm se i kemi shpallur se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç meje, vetëm Mua më adhuroni}3[Surah al-Enbija (21):25]

Dhe ishte (Profeti) ﷺ që i thonte popullit të mekkës:

“O popull! Thoni LA ILAHE IL-LALLAH që të shpëtoni”;

kjo është detyrë mbi të gjithë mendje shëndoshët nga burrat dhe nga gratë, i huaj dhe arab, nga xhinët dhe nga njerëzit në të gjithe tokën e Allahut.

BURIMI(Mexhmua’ fetaua, f.180, p.28)
Artikulli paraprakCili është përkufizimi i Islamit? – Shejkh ibn Baz
Artikulli tjetër{Vërtetë besimtarët janë ata të cilët kur ju përkujtohet Allahu ju rrënqethen zemrat e tyre…} – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu