Pyetje: A ka vdekur sunneti i “exh-xherhu uet te’adil1[Kritika dhe Lavdërimi]”? Dhe çfarë gjykimi ka refuzimi ndaj shkelësit? Duke lënë mënjanë personalitetin e tij?
Përgjigje: Unë kam frikë se kjo fjalë është hakk me anë të cilës kërkohet e kota, exh-xherh uet Te’adil as nuk ka vdekur, as nuk është varrosur dhe as nuk është sëmurë dhe lavdërimi i takon Allahut, ai ekziston.
Exh-Xherh ue te’adil përdoret për dëshmitarët tek kadiu, ndoshta e diskreditojnë palën kundërshtare dhe kërkohet prej tyre argumenti, përdoret gjithashtu në transmetim. Ne e dëgjuam leximin e imamit tonë tek fjala e Allahut:
{O ju që keni besuar, nëse ju vjen ndonjë i lig me një lajm shqyrtojeni mirë}.
Exh-Xherh ue te’adil ende ekziston, për sa kohë lloji i njerëzve ekziston, për sa kohë që lloji i njerëzve ekziston edhe exh-xherh ue te’adil ekziston.
Por unë kam frikë se pyetësi do thotë: ky person është diskredituar, e ai në fakt nuk është i tillë dhe e merr këtë fetva si mënyrë për të përhapur të metat e njerëzve.
Dhe për këtë shkak them: nëse tek një person gjendet ndonjë e metë dhe e kërkon dobia dhe nevoja për të sqaruar gjendjen e tij, nuk ka problem në këtë, nuk ka problem nga sqarimi i gjendjes së tij, porse është më mirë të thuash: disa njerëz bëjnë kështu dhe disa njerëz thonë kështu, për dy arsye:
Arsyeja e parë: që të ruhet nga përmendja e emrit të personit.
Arsyeja e dytë: që ky gjykim të jetë gjithëpërfshirës për të dhe për të tjerët veç tij.
Vetëm nëse shohim një person të caktuar, i cili është bërë fitne për njerëzit dhe thërret në bidat apo në humbje, atëherë në këtë rast, patjetër duhet t’i përmendet emri, që të mos mashtrohen njerëzit prej tij.