Gjykimi i agjerimit të ditës së Shtunë? – Shejkh Ibn Baz

0
514

Hadithi që flet për ndalesën e agjerimit e ditës së Shtunë është hadith i dobët, shadh, mut’darib, dhe ai është ajo ka ardhur nga ai ﷺ se ka thënë:

“Askush të mos agjerojë ditën e Shtunë, vetëm atë që është farz për të, nëse nuk gjen diçka për të ngrënë përveç gjethes së rrushit apo lëvores së pemës le ta përtypë atë.”

Ky hadith është i dobët, mut’darib, e kanë vënë në dukje hufadhët, hadith i pasaktë, ndaj nuk ka dert nëse agjeron ditën e Shtunë me ditën e Xhuma’ah, ose me të Dielën ose veçmas nuk ka dert në këtë gjë. Kjo është ajo që është e drejtë dhe e saktë.

Hadithi është i dobët nuk vlen argumentimi me të, dhe ajo që tregon për dobësinë e tij është ajo që ka ardhur në dy Sahihet nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:

“Të mos e agjerojë askush ditën Xhum’ah, vetëm se duke agjeruar një ditë para saj ose një ditë pas saj.”

Pra i lejoi njerëzit që të agjerojnë një ditë pas të Xhumasë që është dita e Shtunë në agjerimin vullnetar. Dhe kjo tregon se hadithi i cili flet për ndalesën e agjerimit të saj përveç farzit është hadith i kotë që bie ndesh me hadithet e sakta. Kështu agjeronte Pejgamberi ﷺ të Dielën dhe të Shtunën dhe thoshte:

“Këto janë ditë feste për mushrikinët ndërsa unë dua që t’i kundërshtojë ata.”

Përmbledhja e asaj që thamë është: “Se hadithi është i dobët, madje i kotë e i pasaktë. Nuk ka dert nëse njeriu agjeron ditën e Shtunë veçmas, ose duke e shoqëruar me të Xhumanë ose me të Dielën e gjithë kjo nuk ka problem dhe falenderimi i përket Allahut.”

Artikulli paraprakVlera e agjerimit të muajit Muharrem dhe agjerimit të ditës së ‘Ashuras! – Shejkh ibn Baaz
Artikulli tjetërKëshilla e shejkh Rabi’ bnu Hādī el-Medkhālī për të rinjtë Selefij kudo që ndodhen!

LË NJË PËRGJIGJE

Ju lutem! Shkruani komentin tuaj!
Ju lutem! Shkruani emrin tuaj këtu