Pyetje: Unë jam e sëmurë me diabet dhe me ulçër në stomak, nëse nuk mundem që të agjerojë çfarë bie detyrë mbi mua?
Përgjigje: Duhet që të vizitohesh tek mjeku specialist, nëse mjeku specialist vendos që agjerimi të dëmton, atëherë prishe, e nëse Allahu të shëron atëherë kompensoje më pas.
Nëse mjekët specialistë vendosin se agjerimi përkeqëson gjithmonë sëmundjen dhe se ajo që ata dinë është se sëmundja do të vijojë dhe nuk shpresohet shërimi, atëherë ti e prish agjerimin dhe ushqen për çdo ditë një të varfër, gjysëm sa’a prej ushqimit të atij vendi, sasia e tij në kile është një kile gjysëm afërsisht dhe lavdërimi i takon Allahut dhe nuk e ke detyrë agjerimin, për shkak të Fjalës së Allahut -subhanehu-:
{Frikësojuni Allahut aq sa mundeni}1[et-Tegabun: 16]